Mbahet turniri i ping-pongut dhe turniri i shahut në Kamenicë

0

 

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë ka organizuar dy turnire për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

DKRS në bashkëpunim me Këshillin e fshatit Muçiverc dhe drejtorin e shkollës “17 Shkurti”, mbajtën turnirin në ping-pong, për nder të përvjetorit të 12 të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë turnir morën pjesë 32 garues dhe klube të ndryshme si Drita, Dardana, Hasan Prishtina, Malisheva, Elting Dardania etj.

Tri vendet e para u takuan këtyre garuesve: Vendi i parë Jeton Azizi (Gjilan), vendi i dytë: Etnik Krivaqa (Kamenicë) dhe vendi i tretë: Feim Morina (Malishevë)

Organizatorët falenderojnë të gjithë profesorët e Kulturës fizike për pjesëmarrje dhe ndihmën që ofruan për këtë ngjarje.

Po ashtu Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Klubin e Shahut “Dardana”, kanë mbajtur turnirin e shahut, ku kanë marrë pjesë 23 garues.

Tri vendet e para u takuan këtyre garuesve: Vendi i parë: Qamil Fetiu,vendi i dytë: Mujadin Morina dhe  vendi i tretë: Skender Jakupi

Po ashtu në turnirin e shahut morën pjesë edhe grup-moshat e reja.

Tri vendet e para u takuan këtyre garuesve: Vendi i parë -Shkurta Syla, vendi i dytë -Arbnore Syla dhe vendi i tretë -Shpëtim Syla

DKRS dhe Klubi i Shahut “Dardana”, falenderon të gjithë për pjesëmarrje dhe ndihmën që ofruan për këtë turnir./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU