Te ne ka “politikë” dhe politikë!

0

 

Politikën e shpiku Aristoteli! Ja libri i tij është tani nëpër biblioteka dhe kush do mund ta gjen e ta njeh. Ta njeh tekstin, mendimin filosofik e të drejtë të autorit dhe thelbin e temës për politikën. Politika e Aristotelit është libër mjaft interesant edhe për vetë faktin se sëpari herë u hulumtua dhe u vu në udhë tema e politikës.

Aristoteli me politikën mendoi, nga sa shihet në libër, punët e polisit, qytetit –shtet atëherë –si dhe me udhëheqjen. Një bashkësi e madhe që përfaqësohej me polise, e ku mbi poliset ishte një polis udhëheqës, sipas Aristotelit –ka nevojë për udhëheqje –administrim. Bashkësia e polisit duhej të kishte, me zgjedhje, organe drejtuese dhe shërbyese për bashkësinë, popullatën brenda polisit.

Autori ai i famshëm, dha themelet e punës dhe funksionimit të një polisi –shteti, që do të thotë se autori dha mësim se si duhet të bëhet me të zgjedhurit e vendit dhe si duhet të punojnë të zgjedhurit. Në një anë ishte armiku “te dera”, e në anënt tjetër të studimit ishin nevojat e popullsisë brenda polisit për ligje e drejtësi. Polisi ishte një qytet i fortifikuar, me kalanë dhe ndërtesat publike –tok me ndërtesat e banorëve, -dhe të
gjitha këto duhej të administroheshin.

Furnizimet e popullsisë së polisit me ushqime e mallra tjerë të konsumit, interesat jetike të burimeve natyroren sidomos të ujit, si dhe udhët e lidhjes me botën në dy anët ishin përparësitë dhe interesat e banorëve të polisit, -dhe kjo ishte tema e politikës të cilën e hulumtoi Aristsoteli. Ai por detalisht përshkroi edhe “drejtoritë” tjera të polisit, deri edhe te kultura, arti, muzika, sporti, -si duhej në polis të mbaheshin, zhvilloheshin dhe financoheshin nga kreu i polisit.

Me një fjalë, sipas autorit të Politikës, Aristotelit, polisi ishte organizimi politik i të gjitha forcave brrenda polisit për të mirën e polisit, banorëve brenda, me shumicë. Ashtu, për të mbijetuar polisi, duhej organizim politik dhe ekonomik, mbrojtje ushtarake e ruajtje, përgjegjësi e atyre që zgjedheshin përfaqësues të polisit, si dhe zbatim i ligjeve. Për gjithë jetën e polisit vendosnin ligjet, që rregullonin gjithçka brenda mureve, si
dhe që siguronin mbijetesën e polisit.

Me kohë, europianët e muarën mësimin e Aristotelit dhe ia panë të mirën, duke kuptuar për vete se –për të qenë e mbijetuar, duhet organizim, përgjegjësi, si dhe ligje që zbatohen. Nuk bëhen ligjet për vete, për pasanikët, e për të mos u zbatuar. Nëse ka ligje por që nuk zbatohen, polisi bie dhe shuhet, sipas autorit. Krejt hulumtimi ashtu, ishte rreth ligjeve të zbatueshëm, me kusht për të pasur polis…

Tani, te ne dhe në botë, sidomos te ne, politika e Aristotelit e ka emrin të njëjtë, quhet kështu si ajo, por është “politikë”, që do të thotë se nuk zbatohet politika e vërtetë. Emri mbeti i njëjti, por në vend të politikës zbatohet diçka tjetër, që nuk është politikë por që e mba emrin e saj!

–Si duhet të quhet “politika” tani kjo, që fshihet pas politikës së Aristotelit? –Quhet njësoj politikë por nuk është politikë. Kjo tani që fshihet pas politikës së vërtetë është e kundërtë me politikën! Kështu për ta njohur politikën e vërtetë nga “politika” e autorit antik brilant, shikohet zbatimi i ligjeve!

Sa përqind zbatohen ligjet në fuqi tani?

Ligjet janë –si në kohën e vjetër, mirëpo zbatimi mungon, e në vend të tyre ka “ligje” këpurdha që imitojnë ligjet, kurse bëjnë pushtetet dhe zbatohen. Kjo do të thotë se, sipas autorit antik, moszbatimi i ligjeve në praktikë, e sjell polisin –shtetin në gjendje amebe, -të jeton vetëm nga taksat, e ko do të thotë tutje se ligjet “këpurdha” –që janë në vend të ligjeve të vërteta, -janë për të mirën e të pasurve dhe për fatkeqësinë e të
varfërve.

Kësi polisi nuk përshkroi Aristoteli dhe nuk idealizoi në shkrimin e tij brilant të përjethëm për njerëzimin! U ofrojmë të gjithëve, veçmas politikanëve e partive, ta gjejnë dhe lexojnë librin e Aristotelit për politikën!…/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU