Gjilan: Shfaqet tragjikomedia -“Derisa vdekja nuk na ndan”

0

 

Shfaqja vjen nga Teatri “Adriana” –Ferizaj, me tekst të Nina Horvat, -regjia Fatos Berisha.

Në Sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan më 19. 02 nga ora 20 : 00 u dha shfaqja e sipërshënuar, në sallën gatise plot, e përsëritur dhe me shumë sukses!

Një trupë teatrore e përgatitur me profesionalizëm të lartë, me kombinim rolesh për mrekulli dhe me pjesë të lidhura të akteve në një tërësi lakmuese, luajti për mrekulli! Një befasi e jashtëzakonshme freskuese teatrore, që tërhoqi publikun në sallë përgjatë gjithë shfaqjes, që rrallë ndodhë tani në teatro.

Ishte befasi për mirë ekspresiviteti i të gjithë aktorëve në interpretim, falë edhe regjisë shumë të mirë si dhe tekstit të jashtëzakonshëm të huazuar nga Nina horvat –kroate sigurisht!?

Një trupë teatrore që luajti për mrekulli një rrëfim nga nuropsikiatria, sa e dhimbshme –sa tmerrsisht deri dhunshëm për qeshje, ku jepej si një studim i thellë kriza martesore tani dhe shkaqet e saj. Katër qifte me një neuropskiatër në skenë dhe një shërbtor, dhanë një studim më mirë se çdo analist i çfarëdolloji i temës së shkaqeve të krizës martesore dhe identifikuan gjendjen e njeriut të kohës tonë të ngarkuar me trauma e shqetësime, sa këto kanë kaluar tanimë në brendësi të jetës së njerëzve. Kriza e
thellë e institucionit të martesës, ndarjet, tradhëtitë, shkunorëzimet, e edhe më rëndë -krimet nëmes bashkëshortëve, përshkojnë shfaqjen në situatat më tragjike e për të ardhë keq, në humor befasues, anise në një klinikë neuropsikiatrike.
Humori në thyerjet e karaktereve mbajti gjithë shfaqjen dhe me subtilitet e tregoi të fshehtën e fatkeqësisë së ndarjes së qifteve e traumat në jetën martesore, duke hulumtuar shkaqet e tyre, e të dhënë me përplasjet nëmes partnerëve, mbushur me humor, e dikund edhe me fjalë të ndaluara deri tani në shfaqjet, por që tani janë bërë të rëndomta më.

Vrapi pas realitetit të rëndë tani, prej atij social –e deri tek ai moral ka bërë që në shfaqjet të fliten edhe fjalë që nuk bën të fliten por që indirekt e përshkojnë kritikën nëpër tekst e lojë dhe që tregojnë një përpjekje për të thënë të gjithë ngjarjen.
Ishte kjo shfaqje, ndër të rrallat, e suksesshme dhe e pakaluar në lojë në kohët e fundit! Shumë të pranishëm pas shfaqjes tregonin se një kësi shfaqje ishin në gjendje ta përcillnin edhe deri në mëngjes, për pa u lodhë fare, -përkundrazi, -do të ishin gjithnjë e më të freskët!

Edhe vërtetë kjo shfaqje të ofronte kënaqësi, edhe me lojën, edhe me ngjarjen, edhe me shpejtësinë e kalimit nëpër karaktere, përplot të pasur me përpjekje për të mbajtë gjendjen normale, por që ishte diçka që i pengonte dhe ndante nga mundësitë, -dhe kjo është jeta moderne, që e ka lodhur dhe larguar njeriun nga vetja dhe e ka bërë një kompleks të përshtatur social të kushteve të reja të jetesës.

Kriza e gjatë e të gjitha anëve jetësore ka sjellë shumë vështirësi për jetesë tani dhe ka rënduar njerëzit, të cilët në këtë të shumtët janë dorëzuar dhe kanë arritë një fazë kritike kur kanë humbë identitetin e vet dhe parimet themelore etike dhe njerëzore. Përplasjet nëmes partnerëve në këso raste janë të paevitueshme sipas shfaqjes dhe pasojat e këtyre përplasjeve janë edhe çrregullimet martesore, ndrajet dhe akuzat e ndërsjella për pasojat e rënda të ndarjeve të tilla.

Shfaqja për më tepër ngjarjen e ka në një klinikë neuropsikiatrike, me rastet e rënda të pacientëve që kanë humbë mendjen e shëndoshë por që kanë ende shpresën se do të kthehen në vendin e ndarjes me të dashurit dhe se ende besojnë se do të bashkohen përsëri.

Një purgator, a ferr, a kështu diçka emërtohet nga pacientët, është klinika ku pacientët besojnë se janë në një fazë kaluese të përkohshme, herë me tragjikë –herë me komikë, kurse krahas katër roleve të pacientëve qëndrojnë katër roleve tjera të qifteve, që vijnë në klinikë pas bashkëshortëve të vet, -mbase njerëz normalë, -por që nuk dallojnë nga bashkëshortët e vet brenda në klinikë. Kjo ishte një fshehtësi tjetër e shfaqjes, me përpjekje për të treguar se kufiri në mes klinikës neuropsikiatrike dhe jetës normale
jashtë ishte heqë dhe të gjithë ishin të njëjtë në fatkeqësi.

Shfaqja i ikë me sukses banalizimit të tregimit në role e lojë, që mos të jetë “qeshje” me njerëz në hall e fatkeqësi shëndeti e bashkëshortësie, duke barazuar të gjithë në të mirë e në të keq, e në ndonjë rast edhe duke u shëruar ndonjëri, me përpjekjet e neuropsikiatrit të vendosur në punë të përhershme me pacientë e qytetarë!
Me rëndësi mbi të gjitha është për te përmendën për këtë shfaqje -realizimi i jashtëzakonshëm dhe interpretimi i roleve tejet profesionalisht, -që është një lajm i gëzueshëm për teatrin te ne!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU