E diela e pushimit të përfolur!

0

 

E diela u përfol kohët e fundit përsëri në opinion, për të drejtat e punëtorëve, por edhe për mundësitë në anën tjetër të fitimeve të bineseve private.

Të punohet –apo të mos punohet të dielën, -çështja është tani!?

E diela është ditë pushim në gjithë botën e përparuar dhe me ligje e rregullore kjo ditë mbeti e drejtë e punëtorëve për pushim, e nuk u rregullua kurkund e drejtë e pasanikëve e pronarëve.

Nuk merret e diela me të drejtat e pronarëve –sepse pronarët i kanë të gjitha të drejta, kurse punëtori ka vetëm një ditë për pushim. Kjo një ditë pushim por ka edhe zbatim, duke qenë një ditë tjetër, e duke ndërruar kohën punëtorët me ndërrime, me marrëveshje. Një ditë pushim i takon punëtorit, përveç punëve me rëndësi jetike
shtetërore.

Të punohet të dielën është iniciativë private e pronarëve të shërbimeve publike private, që janë kafiteritë, shërbimet tregëtare, si dhe ndërtimtaritë.

Në këtë kohë krize që zgjatë, çdo mënyrë a formë pune preferohet, pa krahasuar me asgjë dhe e diela që është ditë standarde e pushimit më shumë vlen për administratën e punët shtetërore, ku të punësuarit janë të garantuar me pagë të rregullt, me pushime të rregullta si dhe me stazh pune për në fund, për pension.

Puna private nuk u rregullua deri tani me ligj, punëtorët argatë u keqpërdorën deri në fund ka tridhjetë vjet, e punëtori argat u trajtua si në kohëra pa shtet, pa asnjë të drejtë, përveç një page që e merr në mbrëmie për argatin. Kështu kanë arritë pleqërinë njerëzit te ne pa asnjë ditë stazh pune dhe kjo çështje nuk sheshohet, -a është e drejta e parë e punëtorëve. Në mungesë të zbatimit të ligjeve, u zhvillua paligjësia e marrjes në punmë të argatëve, e tjerëve me kontrtata në vepër e kontrata të përkohshme.

Pushimi është në perëndim i garantuar, e që shkon edhe me turizmin, ku punëtorët kanë të drejtën e dy javëve pushim dhe rekreacion në det, për të qenë në gjendje për të vazhduar punën tutje si duhet. Këto punë kush te ne nuk i përmendë, pos se me humor.
“A po do me t’çu edhe n’deti?!” Në të vërtetë nuk përmendë kush asnjëherë të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve, qofshin me kohë të rregullt të kontratës apo me argat! Këto të drerjta janë detyrimisht të zbatueshme mirëpo asnjë parti në pushtet deri tani nuk e shqyrtoi këtë punë të pushtetetit dhe në këtë pushteti ka dështuar plotësisht.

Punëtori te ne ende trajtohet pa asnjë të drejtë themelore ligjore dhe nuk guxon kurrë të flas fare! Në punë ndërkaq punon me bukë të vet dhe me rrezik të vet. Për sigurim social e shëndetësor të mos shkruajmë, kur e dijmë të gjithë se ato nuk janë as për ata shumicën që punojnë me kontratë të rregullt!

Mbet për skamnorin e atë që është në hall të kërkojë punë, -i lumtur nëse edhe e gjen, -e të pranojë çdo kusht, -vetëmse të merr një pagë sadoqoftë, e ta çojë në shtëpi, për bukën e gojës për familje. Kjo është pamja e vendit tonë në liri këto njëzet vjet deri tani!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU