Pushteti i ri dhe zbatimi i drejtësisë!

0

 

Pas Zgjedhjeve të Fundit në Kosovë, megjithëse me vonesë, u konsolidua pushteti i ri, me tejtër forcë politike të renduar dhe të kombinuar, me marrëveshje nëmes dy forcave politike që fituan më shumë vota qytetare se të tjerat. Një pushtet i ri tani u bë në Kosovë dhe tani pritet të punojnë këta, sipa formave ligjore të veprimit politik në
vazhdim, e në të mirë të qytetarëve. Të zgjedhesh nga njerëzit në votim do të thotë të fitosh një besim për veprime dhe vendime të arsyeshme dhe të dobishme për vendin.

Çdo forcë politike që fiton pushtetin e ka për detyrë njësoj të ushtrojë funksione të mekanizmit të pushtetit në të mmirë të vendit. Ka të mira edhe për vete për secilin dhe për këtë edhe bëhet angazhimi me të gjitha mënyrat ligjore për të fituar pushtetin. Këto të mira edhe i meriton ai që zgjedhet, me kusht që të bën të mirën edhe për popullsinë, që edhe e thonë para dhe pas zgjedhjeve ët gjithë që marrin pushtetin nga votat.

Se a do të dal kështu, koha kallzon, sepse të gjithë thonë të njëjtat fjalë dhe të gjithë që marrin pushtet përmendin orë e çast parimet e ushtrimit të pushtetit, por në praktikë kemi parë e sprovuar se ka dallim nëmes parimeve që përmenden dhe veprimeve pushtetuese të pushtetarëve a sundimtarëve të rinjë.

Ka por një kohë hyrëse tremujore, ku shihet puna e secilit dhe në këta tre muajt e parë mafton të tregohet ushtruesi i pushtetit sipas parimeve se kah i mban. Nusja kanë thënë nuk hyn në maxhe menjëherë, por nusja e tregon vetën për tre muajt e parë, me bukë, ujë, e shërbime njerëzve të shtëpisë, me kujdes për të gjithë dhe me veti të mira. Edhe pushteti i ri nuk duhet të futet në maxhe menjëherë, por pushtetarët e rinjë diçka do të punojnë dhe mjaftojnë dy–tri punë të bëra, të tregojnë se kush është pushtet i ri.

Më parë, kur dikush ka dasht të nisë një shtëpi të re, ka dalë nëpër mjeshtër dhe i ka sprovuar. U ka dhënë kutinë e duhanit ta mbaronin një cigare –dhe si e ka mbaruar cigarën, -si e ka marrë duhanin, si e ka ruajtë, si e ka marrë letrën, mandej si e ka mbyllë kutinë dhe si e ka kthy, -kërkuesi për mjeshtër e ka matë mjeshtrin se çfarë është! Ai që e ka mbarua cigarën me kujdes e me kursim, e ka palua mandej duhanin
mirë dhe e ka marrë letrën me kujdes –pa i thy e dëmtua letrat tjera, si dhe e ka kthy kutinë me njerëzi, ai e ka fituar punën!

Kush e ka përnjëmend dhe ka njerëzi –si thuhet në parime përpara se të merret pushteti, -ai e tregon edhe pasi ta merr pushtetin, sjelljen e mirë, kursimtare dhe  të kujdeshme. Ai ka kujdes për të gjithë, bën ligje të zbatueshëm dhe ka drejtësi e mëshirë. Nëse nuk ka mëshirë, drejtësi, barazi, njerëzi, efikasitet, por edhe maturi edhe me kundërshtarët e deridjeshëm, -por rrëshqet në hakmarrje, e mandej për vete si gjithë të tjerët –prej tij nuk ka gjë.Koha tregon dhe flet më shumë se gjithë dituria e botës dhe secili ka rastin në këtë botë të tregohet.

Një por e dijmë se ne jemi këtu ku jemi dhe edhe kush jemi dhe vështirë është të dal dikush prej nesh e të jetë i ligjshëm!? Nuk e dijnë te ne ende çka është ligji dhe zbatimi i drejtësisë e nevojës së sundimit të drejtë, -anise me shkollë tanimë u mbingarkuan e po tepron kjo! Veçoritë e ushtrimit të pushtetit si duhet kërkojnë njerëz që mund të jenë të tillë, e te ne nuk kemi pasë mundësi historike të krijojmë shtresë qytetare e njerëzore si duhet, për shkak se gjithmonë kemi qen në sundime të huaja. Mundësi por ka, me gjithë këto kushte, të ushtrohet pushteti si duhet -dhe nëse ushtrohet kështu –si duhet, -kjo do të jetë një mrekulli!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU