Ismajli: Gjilani ka ndërmarrë masat për mbrojtje nga Coronavirusi, sipas kërkesave të IKSHP

0

 

Në përputhje me kërkesat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Komuna e Gjilanit ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtje nga Coronavirusi.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka thënë se fatmirësisht deri tani nuk është raportuar asnjë rast, derisa ka konfirmuar se të gjitha kërkesat dhe rekomandimet e IKSHP për t’u mbrojtuar nga ky virus, i kanë ndërmarrë, për sa i takon aspektit të shëndetësisë primare.

Po ua përcjellim letrën me e plotë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, e cila i është dërguar Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në Gjilan.

Te nderuar Drejtor te Institucioneve shendetesore ne Republiken e Kosoves,

1. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatuar për nevojën e identifikimit të një objekti për karantinë në nivel vendi, kurse institucionet shëndetësore (QKMF e SHSKUK) duhet të identifikojnë hapësira për mundësine e karantinimit të grupeve të pacienteve që nuk janë të dyshimtë në coronavirus, por me qëllim të mosperzirjes me pacientë tjerë.

2. Çështje tjetër që është diskutuar dhe me prioritet është sigurimi pajisjeve personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësor të QKMF-ve (ekipeve kujdestare), personelin e Klinikës Infektive dhe policinë në pikat hyrëse kufitare, dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë më datën 03 shkurt 2020 përmes Sekretarit të Përgjitshëm, i cili e ka shqyrtuar me prioritet dhe ka filluar procedurat emergjente.

3. Duke u bazuar në Planin e Gatishmërisë dhe Reagimit për Coronavirus COVID-19, ku janë paraparë mjetet për dezinfektim të hapësirave, nga Komiteti është kërkuar që Institucionet shëndetësore ShSKUK, KPSh (për hapësirat dhe autoambulancat duhet të sigurojnë materialin e duhur dhe procedurat standarde të operimit për parandalim dhe kontroll të infeksioneve brenda spitalore.

4. Te Gjitha QKMF te perditesojne te dhenat e kontaktit dhe te grumbullohen nga Koordinatorja e KPSH ne MSH dhe per te gjitha keto aktivitete ju lutem qe cdo institucion te raportoje ne detaje cka ka ndermarre(QKMF-te secila dhe cdo klinike dhe spital rajonal ne nivel te SHSKUK.

Raportet e vecanta per cdo institucion duhet te arrijne me email sa me shpejt deri te henen pasdite (me 24 shkurt 2020 deri ora 14.00). Cdo mos raportim deri ne kete afat kohor donte raportohet si mosrealizim i aktiviteteve pergaditore per masat kunderepidemike kunder Coronavirus COVID-19 dhe donti raportohen direkt Ministrit te Shendetesise dhe Sekretarit nga ana e Task Team e Komitetit per monitorimin e Semundjeve ngjitese.

Te nderuar Drejtor ju perkujtoj se nga 30 janari 2020 jemi ne nivel te emergjences ne shendetesine publike e shpallur nga OBsH andaj merreni kete shkrese me seriozitet te larte dhe prioritet pa shikuar orarin e punes apo fundjaven!

Me respekt,

Prof Naser Ramadani

Komiteti per Monitorimin e semundjeve ngjitese

PËRGJIGJU