Kujdesi për shëndetin në këtë kohë

0

 

Shëndedti mbi të gjitha, prandaj ta ruajmë shëndetin, -e të tjerat si të vijnë!

Tani jemi në të dalë të dimrit, marsi është në prag dhe shpresat rriten, sepse dimri është stinë e ashpër e me shumë harxhime. Përgjat gjithë dimrit e deri tani ka klimë të ashpër, që për shumë punë të trupit është e mirë shumë, mirëpo kërkon kujdes për mbrojtjen e trupi gjat gjithë kohës. Trupi ynë kështu gjat gjithë kohës ka nevojë të mbrohert e të ruhet dhe në këtë jo të gjithë janë të kujdesshëm, për çka
edhe përhapen ftofjet virale si po u thonë.

Gjatë ditës është më lehtë të mbrohet trupi, pasi se të gjithë vishen mirë, porse gjatë natës, nga pakujdesia, duke ndejtë mbrenda në të ngrohtë, harrohet se jashtë është dimër dhe kështu njerëzia e hedhin në “asgjë” kujdesin. Me pak ftofen, sepse ftofti i dimrit mjafton të mbërthej trupin tonë dhjetë minuta dhe pason ftofja virale, që vështirë mandej shërohet.

Ka që edhe gjatë ditës dalin me krahë “cub” dhe tregojnë shëndetin e fortë e muskujt, nëse i ka, mirëpo ndaj dimrit nuk ka muskuj as forcë, as trimëri, -sepse dimri është i ftoftë dhe i ashpër, kurse trupi edhe më i fuqishmi bie për pak minuta pa veshje të duhur kundër të ftoftit.

Ka, edhe më keq, në mëngjas bëjnë dush mirë dhe menjëherë mandej dalin e shkojnë në punë, që është fatale. Në dimër dushi është vetëm për në mbrëmie kur sigurohemi se nuk do të dalim më jashtë, as te kojshitë. Pas dushit trupi ka nevojë për terje e pushim, që është më së miri të bëhet me pushim dhe më tutje me fjetje në shtreat të ngrohtë e të butë., me nxemje normale në dhomë.

Veç këtyre të mirave e jo të mirave, për dimër duhet pasë kujdes në ushqim e pije, e veçmas ata që konsumojnë alkohol e rrijnë kohë të gjatë në ndeja nëpër lokale me miq e të dashur. Mirë është krejt me ndejën çka shkon, por nuk është mirë trupi të lodhet me alkohol e me ndejë rraskapitëse me orë të tëra, sepse ashtu bie imuniteti dhe siguria e trupit. Alkoholi bën të pihet –kush e pin patjetër, -në vend publik, ama pak, e për shumë mirë është të pihet në shtëpi a banesë, -nëse patjetër duhet të pihet.

Me shumë faktorë kështu rritet e sigurohet –a bie qëndrueshmëria e trupit, a imuniteti, e që me të pasojnë flamat e viralet tjera, që zgjasin me ditë, e tek dikush edhe me muaj. Një kujdes nuk kushton asgjë, po një pakujdesi kushton kohë të gjatë me mosmundje dhe me harxhime pas barërave nëpër mjekë.

Shëndedti mbi të gjitha, prandaj ta ruajmë shëndetin, -e të tjerat si të vijnë!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU