Në Gjilan janë shfaqur filmat artistik: “Erë”, “The Eaters”(Ushqyesit), “Rruga” dhe “Më fal”

0

 

Aktorë: Gresa Pallaska, Agron Shala, Synaj Raça, Labinot Lajçi, Sherif Beaga, Hafir Bislimi, Mitat Salihu,Orgesa Mehmeti, e të tjerë.

Në Sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan më 24. 02 nga ora 20 :00 para publikut të shumtë u shfaqën 4 filma artistikë të metrazhit të shkurtër të regjisorit të ri me perspektivë zotëri Besim Ugzmajli.

Ishte një rast i rrallë të shfaqeshin filma në po këtë sallë –në të cilën më parë në kohëra të hershme të socializmit atëherë shfaqeshin filma artistikë të metrazhit të gjatë. Atëherë ishte Ekrani i Madh dhe filmi kishte një plasim shumë tërheqës, kurse tani filmat kur ndodhë të shfaqen, jepen përmes projektorit e nga loptopi. Sidoqoftë, me rëndësi është e mira të ndodhë!

Ashtu në atë mbrëmie u shfaqën katër filma të shkurtër nga vet autori i pranishëm në krye të sallës dhe në kënaqësi të pranishmëve u kthy filmi në sale , në shtëpinë e vjetër të artit dhe të kulturës, që nga fillimi. Kthimi i filmit dhe shfaqjet në sale të dikurshme –tani sale e Teatrit të Qytetit megjithatë bëri një freski, veçanërisht tek të vjetrit!…

Këta filma në përgjithësi, me gjuhë artistike e interpretonin jetën në tërë rrjedhën e saj, në atë që kërkohej e që kishte ndodhë, por që njerëzia nuk e hetojnë, nga zhurma e botës dhe nga ngjarjet të cilat vijnë rend dhe mbulojnë me kohë gjithçka që ka mbi dhe. Gjuha artistike është gjuhë e shpirtit, ajo gjuha e vërtetë, e njëjtë për të gjithë njerëzit dhe me të cilën spjegohet gjithçka e pa fshehje, përkundër kësaj gjuhës së njerëzve, me të cilën keqveprohet zakonisht në dëshminë për të vërtetën.

Filmat përthekonin kohët e tymit e flakes së luftës, kohë të konflikteve e përplasjeve në mes vete e në mes armiqve, si dhe tregonin përpjekjet e regjisorit për të folur me këtë gjuhën artistike për ngjarjet e për njerëzit, shtytur nga ndërgjegja dhe drejtësia, e me to për të lënë një dëshmi. Arti është ushqimi i shpirtit sepse në të janë të gjitha nevojat e shpirtit dhe zemrës së njeriut, për çka filmat edhe folën dhe bartën në botë mes njerpëzve, ku regjisori ka lëvdata se bëri shumë punë të mirë.

Këta filma -nën një strehë u shfaqën në shumë vende të botës e para njerëzve të gjuhëve të ndryshme, e kulturave, e racave, si dhe të fateve shpesh të njëjtë me fatin e popullit tonë. Shfaqja e filmave ishte sidomos nëmes miqve që na duan dhe që duan diçka artistike kështu, të ngritur dhe me informacione artistike për fatin tonë  dje dhe sot, e për nesër. Regjisore prandaj bëri dhe bën punë të madhe në përcjelljen e porosisë perms artit për të vërtetën tonë , e kundërt me të vërtetën që e promovojnë
armiqt.

Kishte në filma por edhe tema personale të identifikimit, të përplasjes për jetë si dhe të luftimit të ashpër për mbijetesë morale e fizike. Ishte filmi me temë të vogël për depërtimin e ideologjive lindore, përmes të cilave shumë të rinjë shkuan në Lindje në luftra dhe ku me kohë nisi dhe u shtri një tragjedi e rëndë nacionale anemban kombit, e për hiqgjë. Kishte dhe shenja identifikimi tjera përmes artit e nga objektet në natyrë e jetë të personazheve, si –kali, pylli, kasha, veshja fetare, lisi në vetmi, fëmija në lojë, horizonti me mjegull, vapa e rëndë, arma që vret si gjithmonë nga dikush që i bie atdheut kryq e tërthor e që kush nuk del ta pyetë se çka bën ai i huaj në vend tonë, e figura shenjash tjera!

Në përgjithësi regjisori i ri Besim Ugzmajli ka bërë një emër me punë e angazhim tanimë dhe është mirë që e ka bërë, e në të ardhmën i urojmë punë edhe më shumë, suksese dhe mbarësi!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU