Mbi 48 mijë euro gjoba për bizneset transportuese që nuk printuan kupon

0

 

Administrata Tatimore e Kosovës  njofton se gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar aksion në Prishtinë, me qëllim të verifikimit të bizneseve me veprimtari transportuese, nëse janë duke vepruar konform dispozitave ligjor për pajisje me arka fiskale dhe lëshim të kuponit fiskal.

Gjatë aksionit bëhet e ditur se janë inspektuar 41 biznese, ku si rezultat 34 prej tyre kanë qenë të  fiskalizuara,  20 prej tyre nuk kanë printuar kuponë fiskal, ndërsa 7 të tjera nuk kanë pasur të instaluara pajisjet elektronike fiskale. Nga konstatimet e bëra në teren janë lëshuar 221 gjoba mandatare,  në vlerë prej 48, 375 euro.

ATK njofton se aksionet e ngjashme do të zhvillohen edhe ditëve në vijmë,  në mënyrë që gjithë tatimpaguesit të kenë trajtim të barabartë nga kjo administratë gjatë  zbatimit të Legjislacionit Tatimor.

PËRGJIGJU