Gjilanasi Muhamet Asllani shahist i jashtëzakonshëm!

0

 

Sukses i madh i shahistit gjilanas Muhamet Asllanit, -plasimi në finale të “Kupës individuale të Kosovës në shah-2020”!

Shahisti i ri gjilanas Muhamet Asllani, në meqet për Kupën Individuale të Kosovës në shah arriti në finale dhe kështu më 02. 03 do të takohet në meq me shahistin tjetër shumë të talentuar Besim Oruqi. Këta sy shahistë të rinjë janë shumë perspektivë dhe të shkolluar nga gjeneratat e reja të shahut te ne, me të gjitha kërkesat bashkëkohore të shahut që luhet tani në botë.

Edhe Muhameti –po edhe Besimi janë të rinjë dhe arritën nivel të lartë të njohjes së shahut tërësisht nga dashuria e madhe për këtë lojë fisnike! Në kushte tona e dijmë të gjithë se sa rëndësi i kushtohet shahut dhe sa ndihmohet kjo lojë magjepëse! Muhameti dhe Besimi ndërtuan kështu vetë mësimin dhe studimin për lojën e shahut dhe me tërë seriozitetin e mundshëm për kohë të gjatë u ngritën e u kalitën dhe tani ja, rendojnë sukseset rend në shah!

Besimi ka edhe vëllaun Endritin i cili ka po të njëjtin portret të shahistit të suksesshëm mu sikur Muhameti e Besimi, qëndron në nivel me ta dhe në turnire me radhë kemi parë se këta tre shahistë qëndrojnë rregullisht në krye të tabelës me rezultate dhe rëndom përfundojnë në krye në mesin e të parëve dhe marrin edhe shpërblime nga pak, sa ndahen ato.

Shahu ka treguar se zhvillohet me atmosferë familjare dhe grupore, që shihet edhe në fmailjet e këtyre shahistëve të talentuar dhe shpresa të shahut të Kosovës.

Edhe Muhameti ka vëllaun shahist njëkështu dhe një rreth shahistësh me të cilët e kalon githë kohën e lirë jashtë mësimit që mban rregullisht në shkollë. Angazhimi i madh dhe kalimi i pjesës më të madhe të kohës e jetës me shah ka bërë që Muhameti të arrij kulmet e shahut dhe të renditet i ri ndër mjeshtërit e shahut! Tani është standard pjesëmarrës i turnireve të shahut dhe rregullisht gjendet në krye të tabelave të të parëve fitues!

Në FIDE Muhameti është i radhitur me titull “none”, me “rating” –rejting: në standard shah, –me 2172 pikë, në rapid, –me 2266 pikë, si dhe në blitz, -me 2255 pikë!
Me këtë, merret zakonisht numri i pikëve në “standard” shah, ku me mbi dymijë pikë është një mjeshtër edhe nacional –edhe botëror, kurse tani ka radhën të fitojë titullin e mjeshtrit Ndërkombëtar, deri në 2300 pikë, që Muhameti e ka krejt afër! Në përgjithësi, emri i tij tani është në FIDE –federatën Botërore të Shahut dhe ka prestigjin e mjeshtrit të respektueshëm në nivel botëror!

Ky shahist i jashtëzakonshëm të gjitha këto i arriti me entuziazëm të vet e me ndihmë aty –këtu të ndonjë dashamiri, më shumë derisa u forcua vetë, për të qenë aktiv në turnire të shahut, e për të qenë i denjë për të prezentuar një klub shahu, si që është tani anëtar i Klubit ët Shahut nga Gjakova, -pasise për fat të keq, në Gjilan nuk ka ndihmë e përkrahje deri tani asnjëherë për formimin e një klubi të shahut!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU