Superliga vazhdon sot me katër sfida, spikat derbi Prishtina-Ballkani

0

 

Sot luhen katër ndeshje në kuadër të xhiros së 20 në Superligën e Kosovës në futboll.

Dueli kryesor i javës do të zhvillohet në mbrëmje. Prishtina e pret Ballkanin në ballafaqimin më interesant të kësaj xhiroje.

Të dy skuadrat kanë për objektiv titullin kampion dhe për këtë arsye synim nga ndeshja e së shtunës kanë vetëm fitoren.

Gjilani do të kërkojë ta vazhdojë formën e mirë edhe në udhëtim te Dukagjini i Klinës për të qenë edhe më tej në garë me skuadrat tjera kryesuese.

‘Kuqebardhët’ kërkojnë maksimumin e pikëve në përballje me “Hithat” që gjithashtu për objektiv kanë fitoren, pasi që vetëm pikët e plota mund ti shtojnë shpresën për të mbijetuar.

Kjo ndeshje starton nga ora 13:00 në “18 Qershori” të Klinës. Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit e pret skuadrën e Trepçës ’89.

Dy ekipet kanë mbetur në mesin e tabelës dhe kërkojnë ta ruajnë këtë pozicion deri në mbylljen e kampionatit. Edhe kjo sfidë nis nga ora 13:00, transmeton Olle.

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Llapit, i paraparë të zhvillohet të premten me fillim nga ora 13:00, është shtyrë për të shtunën me orar të njejtë.

IPKO SUPERLIGA – SOT:

13:00 Feronikeli – Trepça ‘89

13:00 Dukagjini – Gjilani

13:00 Ferizaj – Llapi

17:00 Prishtina – Ballkani

PËRGJIGJU