Heqja e taksës!

0

 

Po del se fajet i paska pasë pushteti -dhe po i bie se më mirë paskëmi qenë, kur
paskëmi qenë pa pushtet fare!?

Dje u muar vendim për heqjen e taksës në kufi ndaj prodhimeve serbe –një lloj takse për të drejtën e shitjes së tyre në Kosovë. Nuk ishte ndalesë hyrjeje -por ishte një pagesë për hyrje në treg të Kosovës –që është krejt normale në krejt botën.
Në rrethanat por çfare janë në Kosovë, në raportet komplekse me palën serbe në një anë -dhe me faktorin ndërkombëtar të implikuar në balancet e përgjithshme këtu, -kjo taksë u desh të hiqej pas kërkesave së ngulme të ndërkombëtarëve.
Me gjithë padrejtësinë e rastit, -padrejtësi e vrazhdë e pushtetarëve serbë, që nuk lejojnë asgjë nga Kosova të kalon në Sërbi –ndërsa kërkojnë që Sërbia të hyn në Kosovë me mallra pa kurrfarë përgjegjësie, -për shkak të rrethanave politike pra të lëndueshme orë e çast, ky vendim i pushtetarëve kosovarë u pa se nuk u bë me vend, sepse faktori ndërkombëtar nuk doli në anë të drejtësisë por të kompromisit të pafund ndaj pushteraëve serbë.

Kjo ndodhë kështu, se nëmos serbët do të afrohen e do të marrin vesh, e do të ftofen, në bisedimet për marrëveshje politike?! Se për çfarë marëveshje politike bëhen kompromiset njëanshëm vazhdimisht nga ana e kosovarëve, nuk e dijnë as ata që kërkojnë këto kompromise. Megjithkëtë, ndodhi që këta kërkuan edhe këtë herë që Sërbisë t’i lëshohet udha, se “ o trenue – e të trentit i lëshohet udha”!

Taksa, si çdo lojë tjetër politike, shërbeu që dikush të jetë për të –e dikush kundër, sipas lojës politike. Nëse njëra forcë politike e përkrahte, -forca tjetër e kundërshtonte, -dhe e kundërta. Taksa tregoi gjithë kundërshtitë e forcave politike te ne, -tregoi nivelin e bërjes së poliitkës, mjetet, veglat, qëllimet dhe ndasitë, me vetëm një qëllim, -që edhe këtë herë me taksën, -të shfrytëzonin taksën për të marrë pushtetin. Në emër të Kosovës e atdheut, të dy anët përbeheshin për drejtësinë –po që të dy anët kishin qëllimin të njëjtë, -të fitonin pushtetin!

Taksa ra e i gjithë spektri politik te ne u duk, secili se kush është, e se të gjithë janë të njëjtë, – vetëm se –nëse njëri shkon në një anë –të tjerët shkojnë në anën tjetër. Me rëndësi u pa se nuk ka kurrfarë uniteti politik as atdhetar, -por që edhe taksa u shërbeu të gjithëve veçse për vete!

Tani kur u hoq, duhet të del diçka tjetër e radhës, -që njëra forcë që është në pushtet të
deklarohet për të, -dhe nëse deklarohet për “po” –forca tjetër nget dhe menjëherë deklarohet për “jo”, -dhe e kundërta.Janë mësuar të flasin prapë e mbarë, fshehur pas së vërtetës, atdhetarizmit, sinqeritetit, njerëzisë, premtimit, -e në të vërtetë qëllimi është i njëjti, -pushteti dhe të mirat që sjell ai.

Sërbia, qysh është e trentë, nuk do të ndalet as pas taksës, -asaj i pengon gjithçka -dhe nëse shkohet kështu -t’i lëshohet udhë se “po idhnohet”, -kjo do të thotë -ta lëshojmë Kosovën krejt. Përnjëmend, po mos të ishte pushteti dhe po mos t’i kishin punët shumë mirë, -njëmend do ta lëshonin Kosovën, -por pyetja është se çka do të bëjnë skamnorët dhe ata që punët nuk i kanë mirë?

Po del se fajet i paska pushteti –dhe po i bie se më mirë paskëmi qenë -kur paskëmi qenë pa pushtet fare!?/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU