Pjesë nga romani i Sterjo Spasse ‘Pse’

0

 

Pse? është një roman i shkruar nga Sterjo Spasse. Në literaturën studimore dhe atë kritike botërore flitet shpesh për gërshetimin e krijimit letrar me filozofinë e pastër. Teorikisht, letërsia (arti) është një pasqyrim apo riprodhim i realitetit në mënyrë krijuese dhe figurative, ndërsa, filozofia është shkenca e zhvillimit shoqëror dhe mendor njerëzor. Të dyja i bashkon objekti i përbashkët, jeta dhe mendimi njerëzor, pra, i njëjti brumë, por i gatuar dhe i servirur në mënyra të ndryshme, artis

Sterjoja i përjetonte mjaft vuajtjet e bashkëfshatarëve të tij dhe në përgjithësi të popullit të thjeshtë, varfërinë e tyre që në të shumtën e rasteve vinte nga politikat e mbrapshta që zhvilloheshin nga ata që kishin në dorë fatet e tyre. Pikërisht nga kjo  i lindi pyetja pse, e që iu bë si një lajtomotiv në romanin e tij  “Pse”.

Romani “Pse?” është kështu një vepër krejtësisht letrare që na bën, në radhë të parë, ta lexojmë dhe ta përjetojmë emocionalisht dhe figurativisht, si një përgjithësim artistik krahas forcës sugjestionuese të arsyetimit filozofik. Romani “Pse?” i Sterjo Spases shënon kështu një risi të vërtetë e të suksesshme në historinë e romanit kombëtar, një hap drejt modernizimit të tij.

Pjese nga romani i Sterjo Spasse – Pse:

Ç’është jeta për ty? – e pyeta.
-Flluska sapuni, – m’u përgjigj.
-Po vdekja?
-Shpërblimi i jetës!
-Ç’është bota?
-Një pikë helm në hapësirë!
-Ç’është me e kuptuar në Botë?
-Vdekja?
-Cila është kafsha më e egër?
-Njeriu!
-Po më e butë?
-Ajo që s’ka lindur!
-Cili njeri ju duket më i poshtër?
-Ai që ndryshon veten me një emër të huaj dhe ai që punon aq mizorisht sa që nuk kujton as vdekjen!
-Ç’është budallallëku?
-Të duash një gjë që s’e ke dhe të kujtosh se je ai që s’je!
-Po puna më e mençme?
-Te gëzosh të tanishmen!
-Ç’është më e afërme?
-Vdekja!
-Po më e largët?
-Zemra ime me tënden dhe fillimi e fundi i hiçit.
-Çfarë është e pavdekur?
-Hapësira!
-Çfarë është më e bukur?
-Fantazia!
-Po më e shëmtuar?
-Sëmundja!
-Më e hidhur?
-Jeta!
-Më e ëmbël?
-Hiçi!
-Ç’gjë e është më e madhe?
-Libri i Botës!
-Po më e rëndë?
-Fjala!
-Më e pamundur? – Këtu u mendua pak, sikur donte të çlodhej. më shikoi një copë herë në fytyrë si me habi e pastaj duke m’i shtrënguar të dy duart, më tha me butësi:
-Edhe në të pyetur duhet mjeshtëri! Çfarë pyetët tani?
-Çfarë gjë ju duket tani dhe do t’ju dukej mbas disa mijë vjetëve – sikur të jetonit – si e pamundur?
-Të ndryshosh veten dhe formën, dmth jam unë të bëhem ti, dhe jam njeri dhe të bëhem pëllumb!
-Kur shpërblehet njeriu?
-Kur e kujton veten të lumtur!
-Çfarë gjë ju duket më e mërzitur?
-Çdo send është më i mërzitur se njeri tjetër!
-Çfarë gjë ju duket më e vështirë?
-Të jesh njeri!
-Po më e lehtë?
-Të krijosh krijesë njerëzore!
-Cili është ngushëllimi i të pasurit?
-Pesha e qeses!
-Po i të vobektit?
-E ardhmja!
-Nuk ju kuptoj, – i thashë për së dyti.
-Vdekja! -mu përgjigj serioz
-Po ç’përmban jeta e njeriut?
-Vetëm dyshime!

PËRGJIGJU