Morali i katërfishtë!

0

 

Në luftë për pushtet, por edhe pa qenë në luftë fare për të, -ka një moral të katërfisht tek njerëzit tanë, e që pse e kanë -nuk mërziten fare. Thjeshtë, thuajase secili te ne është një enciklopedi e vogël a e madhe e kujtesës dhe në këtë kujtesë për sherr, pak ka gjë të mençme e të dobishme. Gjithë kjo enciklopedi thjeshtësohet për
çdo ditë në dëshmitë për të kaluarën, kur dikush ishte në pushtet –e dikush ishte i ngratë, e që tani sipas tyre duhet të ndahet drejtësia si thonë këta enciklopeditë tani.

Thuajase te ne me kend të flasësh a të zësh një bisedë, nuk shkon gjatë dhe ia nisë e tregon se kush ka qenë i ngratë –e kush ka qenë pushtet, bile sigurimc –agjent –udbash, “shpiun”! I ndan ai burri i botës njerëzit me “udbashë” -e “të ngratë”, mu sikur bariu dhentë e dhitë, e sikur t’i kishte të tijat, që i nxjerr në kullosë për çdo ditë.
Në këtë priu nevoja e tyre për pushtet, për të penguar dikend që u pengon dhe për të
eleminuar dikend që e eliminon këtë personazhin tonë, që llafosë gjithë ditën, që ngjet fjalë, që gënjen, që ndan drejtësinë se kush ishte i mirë -e kush i keq. Sipas këtyre enciklopedive, këta duhet të vendosin se kush ishte e kush nuk ishte si duhej, e se pushteti u takon këtyre që mbajnë mendë dhe që kanë dëshmitë, mu si tapitë a kontratat në kadastër për shtëpitë e tokat.

Një popull i tërë i ngarkuar me të kaluarën dhe i stërngarkuar me nevojën për të rishkruar gjithë të kaluarën, që i duhet të sulmojë të tjerët, të gënjejë gjithë ditën, të merr nëpër gojë të drejtët, të shpifë çka t’i vjen në gojë, e që mundohet të hipë edhe mbi të gjithë, me mendtë e tija. Nëse dikush vlen njëmend –do të bëhet përrallë e rrugaqëve të opinionit publik, që kanë detyrë 24 orë të gënjejnë e të shpifin, sepse ua donë partitë ashtu, a vetë nga vetja duan kështu, sepse ishin të ligj vetë dhe të tillë do të jenë sa të jetojnë.

Nuk mbet kush pa u përgojuar, e pa u shpifur, e pa u bërë për patare, nga rrugaqët që kanë hipë shumica në pushtet, e kanë bërë autoritet, e kanë marrë edhe dëftesa për merita e dekorata për heorizma, e që në të vërtetë –janë marrë e fituar me dëshmi të rejshme, për asgjë tjetër. Që kanë bërë pasuri e kanë arritë të ndreqne për mrekulli, -por që ja se u pengon e kaluara, sepse atje u ka mbetë diçka zbrazët në karakter. Mbase krimi që fshihet prodhon nevojën për manovra me tym, me çdo kusht, sipas Frojdit.

Gjithë ditën enden poshtë e përpjetë si thoshte baca Adem, hanë bukën e vet të haramit e bajnë gajlen e të tjerëve, e ndajnë drejtësinë nëpër kafiteri e ndeja pa fund, -se kush është mirë e kush i keq, -e duke ndarë “drejtësi”, -se kush ishte udbash -e kush ishte i ngratë, -e rrena tjera, që prodhohen te ne me mjëra tonelata, -e që po të mund t’i shisnin ata që i prodhojnë –do ta bënin ekonominë tonë të parën në botë.

Nuk lanë gjë pa marrë nëpër gojë e pa prishë, mu sikur brejtësit e helmuesit, e viruset, e epidemitë, që kalojnë në pandmi. Kjo puna e shpifjeve e mizevirllëqeve te ne ka kaluar kahmot në pandemi të vërtetë, që e infekton çdo të drejtë e që mundohet të bën njëmend diçka të mirë për këtë vend, a që është njeri thjesht! Të mbushe mendja se këtu te ne të gjithë jemi të këtillë, dorën në zemër, e nuk është as edhe një për burrëri. Edhe më keq, mu ata që përhapin epideminë e shpifjeve e përfoljeve me rrena
e mizevire, mu ata janë përhapësit e pandemisë së mungesës së imunitetit të moralit njerëzor, mu sikur një sidë.

Për kuriozitet, tani pasi jemi pandërprerë në pandemi morale, pritni se radhën e ka për lëngime klasa që është tani në pushtet!

Do të jemi dëshmitarë të rrëfimeve monstruoze, që do të jenë lëngime të radhës, “politike”, e për të cilat ka ilaq, por që te ne –me sa duket, -e duan kështu, -të jenë të sëmurë vetë. Sëmundja është kundër shëndetit, por te ne po e duan kështu, -si një modë, -të jenë të sëmurë, sepse kjo sëmundje është mburrëse te ne!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU