Zvarritje e punëve në rrugën Verbicë e Zhegovcit – Sllovi

0

 

Nevzad Isufi

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, gjatë kohës së fushatës zgjedhore, u bë fushatë e veçantë edhe për këta pak qytetarë të mbetur në fshatrat e Verbicës së Zhegocit e Sllovisë, duka ua ofruar disa kamionë, të mbushur me gjysmë dhe e gjysmë zhavorr, që u hodhën në rrugën e këtij fshati, me premtimin se sapo të vijë pranvera kjo rrugë do të shtrohej.

Thënë realisht, kjo as që kishte ndihmuar këta banorë të fshatit, por përkundrazi, sepse ky “gjysmëzhavorri” kishte mbetur pa u ngjeshur me makinerinë e nevojshme, dhe kështu më shumë pengonte se sa ndihmonte. Prej atëherë kanë kaluar 3 vjet. Pranverat po vijnë e po shkojnë e rruga edhe më tutje mbetet e pashtruar. Projekti për realizim të rrugës Verbicë e Zhegocit- Sllovi prej  1.346.909,34 euro, i mbeten më pak se katër muaj për t’u realizuar.

Banorët po heqin të zitë e ullirit për një udhëtim deri në qytet e si duket pushtetarët komunal shpresojnë, se do të shtyjnë projektin si çdo projekt deri tash. Por askush s’qanë kokën e nuk interesohet se si udhëtojnë përditë nxënësit, punëtorët, se si ia bëjnë të sëmurët për të arritur deri në shtëpi të shëndetit a spital.

Ky dimër ishte fat edhe i këtyre banorëve, për ndryshe do të bllokoheshin, siç u bllokuan që me borën e  parë që ra para një muaji. U deshtë që vet banorët të kërkonin ndihmë  nga dikush tjetër e të gjenin zgjidhje dhe të përveshnin mëngët vet, për të hapur rrugën, sepse institucionet përgjegjëse nuk kishin ndërmarrë asgjë.

( Autori është Shef i Grupit Parlamentar në Kuvendin Komunal të Gjilanit nga Lëvizja Vetëvendosje )

PËRGJIGJU