Dallimet sociale në Kosovë

0

 

Në bashkësinë tonë ka ndryshime sociale si kudo në botë dhe këto ndryshime janë horizontale dhe vertikale. Ndryshimet sociale horizontale kanë të bejnë me lëvizjet e popullsisë dhe me skemat sociale të familjeve e grupeve sociale, kurse ndryshimet vertikale kanë të bëjnë më shumë me dallimet sociale, që doherë quheshin “klasore”, por që ka tridhjetë vjet që në fjalorin e gjuhës shqipe u hoq kjo fjalë si të mos kishte qenë kurrë.

Baza e re e kapitalit në vend tonë -prejardhja, -nisi që para lufte, me format qelizore të atyre që kishin e që ishin në gjendje të mbanin vetën në kohë të okupimit e kur të gjithë gatise u larguan nga punët shtetërore e publike. Pas luftës e deri tani kjo bazë u ngrit dhe nisi format e para të ndarjeve sociale vertikale, me ndarjen e pasanikëve me kapital, -bankar dhe pronësor. Pati shumë e shumë mënyra se si shumë arritën kapitalin monetar –bankar apo pronësor në prona të patundshme, me fitimin me kohë të së drejtës në to, nga vetë ligjet e rregulloret e pasluftës.

Dallimi me ndryshimin social kështu erdhi dhe kjartësoi të pasurit dhe të varfërit, nën të njëjtin kulm dhe nën të njëjtët ligje të të drejtave dhe përgjegjësive. Ligjet për të drejtat dhe detyrimet publike nuk ndryshuan, por ndryshoi struktura sociale, duke bërë që në një anë u larguan një shtresë me shumë pasuri të hedhur me po këto ligje mbi vete, -kurse në anën tjetër, -u formua shtresa e të varurve socialë, me paga e pa to, e një pjesë e mirë me ndihmë sociale të përhershme, deri në pension. Në krijimin e shtresës së të pasurve në një anë –dhe të shtresës tjetër të të varfërve krejt në
anën tjetër, ndikuan shumë faktorë –sidomos pas luftës, -e që ishin nga shumë shkaqe e rrethana. Me kohë, edhe në vend tonë e komb tonë këtu u bë ndarja sipas pasurisë dhe mundësisë financiare, duke ndarë kombin në dy sfera të kundërta, të kundërshtueshme nëmes vete dhe mohuese të çdo kohezioni kombëtar.

E kotë është më të bëhen thirrje e ftesa në emër të luftës e të lirisë, të heronjëve e të
merituarve, kur këto thirrje e ftesa nuk mund të jenë për të gjithë, pasise një pjesë –më shumë se gjysma kanë mbetë në mjerim social. I varfëri me një fjalë nuk ka kurrfarë të drejte më, sepse edhe e drejta po varet nga mundësitë. Mundësitë janë me euro, që do të thotë se nëse dikush nuk ka euro për shërbim e për pagesa, prej ushqimit e deri tek punësimi –dhe tutje tek shërbimet shëndetësore, -të drejtat e tij janë dhe askush nuk ia mohon, -por nëse nuk ka euro, nuk mund t’i ketë të mirat e shtetit, sepse duhet të paguan për shërbimet. Duke përfunduar kështu një diferencim të tërë nëmes dy
sferave, u bë -që ligjet t’i gëzojnë të pasurit -e t’i kqyrin veçse me një sy vëngër të varfërit.

Nuk ka asgjë tani më -pa euro e pa pagesë. Ka edhe në këtë diçka interesante, -romantike e folklorike, -në raste të tubimeve e deri tek zgjedhjet vendore, -kur shumë liderë thërrasin “popullin” (që nuk është më) –për të dalë në protesta a zgjedhje, -pa marrë parasysh partitë! “Dilni në emër të drejtësisë, -pa parti” –E dijnë këta që thërrasin kështu se numri më i madhi është nëse nxirren njerëzit nga partitë dhe ia
japin votën këtij që thërret për drejtësi. E tëra është gjithmonë më e madhe se pjesët përbërëse të saj –thuhet në gjeometri.

Vetë një lider partiak përfiton nga naiviteti i shtres së varfër, duke i nxjerrë të ngratët nga ndikimet partriake, e duke dhënë këta zërin e tyre, -a votën jashtëpartiake -për një parti, që thërret në emër të drejtësisë folklorike e romantike të kohëve të shkuara –e për parti të tij! Mu ata që përfituan dhe u bënë të pasur ma padrejtësi, thërrasin në emër të drejtësisë dhe mashtrojnë masat e varfra, të dalin e të kërkojnë të drejtat, nëpërmjet një partie të njohur, por e cila kërkon votë “pa parti”, -pasi e konstatuan ekspertët e saj se vota partiake vdiq më.

Në asnjë mënyrë më, vota partiake nuk qelë, mësa vetë e prishura të strofullit të pulës klluqe, por një lider i mençur dinak shfrytëzon gjithmonë habitjen e masave të varfra dhe përfiton votën e tyre e simptainë e tyre, qoftë për një mandat të vetëm, duke parë e dëgjuar masa e të varfërve se ai thërret për drejtësi, jashtë partive, –përderisa në këtë mënyrë përfiton për partinë e veti!

“Marrja e zotnisë -e vdekja e fukarasë, nuk përmenden” –popullore! /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU