Mësuesi shqiptar nga Suedia që theu barrierat përmes punës dhe vendosmërisë

0

 

Shpend Rrukiqi, mësuesi magjistër që theu barrierat suedeze përmes punës dhe vendosmërisë

Mësuesi shqiptar që jeton në Suedi, Shpend Rrukiqi, flet për rrugëtimin e tij në lidhje me mësimdhënien, dijen, mërgimin, transmeton albinfo.ch.

“Unë i kam thyer barrierat dhe sfidat falë vendosmërisë dhe dëshirës për të përfaqësuar denjësisht popullin, të cilit i përkas, kam folur dhe jam prezantuar me krenari gjithmonë si shqiptar”, thotë ndër të tjera ai.

Puna dhe vendosmëria thyejnë barrierat. Ju sjellim historinë e rrugëtimit të shqiptarit nga Kosova, mësuesit Shpend Rrukiqi, i cili në Uddevalla ka qenë personi kyç i implementimit të kurrikulës së re. Ai ndan me ne mesazhe të forta e të vlefshme.

Sfidat nëpër të cilat ka kaluar dhe fitoret e arrira e kanë bërë personazhin, jo vetëm një njeri me ideale e virtyte, por profesionistin më të zotë në Uddevalla, Suedi, sa i përket mësimdhënies. Ai është kosovari Shpend Rrukiqi. Në vitin 2011 ai ka qenë personi kyç që ka implementuar kurrikulën e re të ashtuquajtur LGR11, për lendet e matematikës dhe shkencave të natyrës në komunën suedeze ku ai jeton. Duke parë angazhimin, interesin dhe përfitimin që kanë nxënësit dhe shoqëria, komuna i ka mundësuar studimet në “Magjistër i Pedagogjisë Speciale”.

“Unë i kam thyer barrierat dhe sfidat fal vendosmërisë dhe dëshirës për të përfaqësuar denjësisht popullin të cilit i përkas, kam folur dhe jam prezantuar me krenari gjithmonë si shqiptar”, është shprehur Shpend Rrukiqi. /Albinfo.ch.

PËRGJIGJU