Musa Ramadani ndërroi jetë

0

 

Edhe një nga shkrimtarët më të shquar të Kosovës, Musa Ramadani, ndërroi jetë.

Musa Ramadani la një opus të çmuar letrar si dhe shumë përkthime, me çka pasuroi botimet në shqip që nga vitet e hershme kur nisën botimet në masë në Kosovë, pas frymës së lehtë të decentralizmit të parë, të kohës postrankoviqiane.

Musa Ramadani ishte bashkëvendës dhe shok i Beqir Musliut dhe në bashkëveprim me të gjithmonë, duke shkëmbyer me Beqirin mendime e duke kërkuar udhë krijimtarie në atë kohë pa udhë, për vete dhe për popullin. Me Beqen e të tjerë prijtën në çuarjen përpara të fjalës së shkruar e të zërit të popullit, duke qenë gjithmonë përgjejgës dhe përkrahës me popullin në krijimet letrare.

Me Zezonën, Ligatinën, Thirravajet, me Neurosis –in Musa Ramadani tregoi nivel të lartë krijues dhe avancues të artit letrar, një arti të angazhuar e të lidhur për fatin e fatkeqësinë e popullit, me të cilin deshi të ndajë të mirën e të keqën, e të mos ishte një bohem i ndarë. Ligatina, që rikthente në tregim modern e dramë tragjike Kohën e Aksionit të armëve në Livoç të vendbanimit të prejardhjes së familjes së tij, bëri në kohë të vet të botimit bujë politike, sa riktheu në diskutim publi ato kohë, që ndryshe fshihehsin nga pushteti nën parollat e jetesës së përbashkët e të paqës!…

Musai në fillim ishte gazetar korespondent i rregullt i “Rilindjes” që nga viti 1965, mandej punëtor i saj –e me radhë edhe redactor i Përgjithshëm i Kulturës. Me sharmin e vet krijues dhe redaktues, udhëtues e rendues me kohën dhe vlerat, Musa Ramadani ngriti nivelin artistik dhe unufikues të artit të angazhuar ato kohë dhe i bëri prestigj Rilindjes.

Për angazhimin e tij mbarëjetësor iu ndan shumë çmime e shpërblime, mirënjohje e lëvdata.

Çmimet:

Çmimi letrar “Beqir Musliu”,2006, iu nda Musa Ramadanit,poetit, prozatorit, publicistit, teatrologut të njohur të letrave shqipe, shpërblimi për vitin 2006.
Çmimi Kadare, 2017, për romanin e tij  Profeti nga Praga.

Veprat e botuara:

“Mëkatet e Adamit” (poezi), “ Rilindja , 1969;
“Thirravaje” (poezi), “ Rilindja ”, 1971;
“Neurosis” (poezi), botim autorial, 1973;
Romani pa kornizë”, “ Bota e Re ”, 1975;
“Muzat nuk flejnë” (poezi), “ Rilindja , 1976;

“Fluroma” (tregime), “ Rilindja ”, 1978;
“Zezona” (roman), “ Rilindja ”, 1978, “ Faik Konica ”(ribotim), 2003;
“Fjala në skenë” (recensione për shfaqje teatrore), “ Rilindja ”, 1080;
“Alfabeti i neurozave” (poezi), “ Flaka e Vëllaznimit ”, 1983;
“Ligatina” (roman), “ Rilindja ”, 1983;
“Moisiu në unazën e Inflandit” (dramë), “Rilindja”, 1984;
“Eugjenika e tri deteve” (poezi), “ Rilindja ”, 1986;
“Satana ma vodhi gurin e urtisë” (tregime), “ Rilindja ”, 1987;
“Nostalgji antike” (përzgjedhje e poezive) , “ Rilindja , 1995;
“Vrapuesja e Prizrenit” (roman), “ Dukagjini ”, 1997;
“Antiprocesioni” (roman), “Buzuku”, 1997;
“Inamor: 55” (roman), “ Buzuku ”, 2000.
“ Mëkatet e Ha(E)vës, poezi, Pen/club, 2007, Prishtinë
“Premiera shqiptare” (Recensione për dramën, shfaqjet), “Spektri”, Shkup 1996;
“ Profeti nga Praga ” (roman), Tiranë, 2017.

Përkthimet
“Mariamna” –  Pär Lagerkvist
“Fillokteti” –  Heiner Müler
“Askushi” –  Jezi Andzejevski
“Shkretëtira e tatarëve” – Dino Buzzati
“Legjenda per Araratin” –  Yasar Kemal
“Bufi i verbër ” –  Sadec Hedayat
“Dhe nuk gjej vëlla më të mirë” –  Maksud Ibrahimbekov

“Humbella” –  Mirko Kovac
“Ditë pranvere” –  Ciril Kosmac
“Aromat, ari e temjani” – Slobodan Novak
“Piramida e Emës” –  Dubravka Ugreš. /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU