Tuesday, July 14, 2020
Mos të bëhet panikë, Kosova ka rezerva shtetërore të mjaftueshme

Mos të bëhet panikë, Kosova ka rezerva shtetërore të mjaftueshme

0

 

Drejtori i Rezervave Shtetërore të Kosovës Arton Muçaj, ka thënë se vendi ynë për momentin disponon rezerva të mjaftueshme të mallrave.

” Republika e Kosovës që nga viti 2012 ka filluar grumbullimin e rezervave shtetërore. Rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit në situata të gjendjes së jashtëzakonshme, gjendjes së emergjencës civile dhe shumë raste tjera të ngjashme. Kosova ka rezerva shtetërore në proporcion më numrin e banorëve, dhe është informatë shtetërore”, tha ai për RTK.

Ai bëri me dije se mallrat të cilat ruhet nëpër depo të ndryshme në Kosovë, kontrollohen, inspektohen gjatë gjithë kohës, dhe përtëritja, rifreskimi i tyre është detyrim ligjor dhe kontraktual. “Raportet e deritanishme vlerësojnë që të gjitha mallrat në depot që ne i ruajmë janë në gjendjen kualitative-superiore”, tha ai.

Sipas tij në rast të gjendjes emergjente, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe të nenit 15 të Ligjit për Rezerva Shtetërore, Qeveria i bart kompetencat tek Grupi Ndërministror Qeveritar.

“Rezervat përmbajnë; kemi milina litra naftë, ndërsa produkte agro ushqimore flitet me mijëra ton dhe produkte te lëngta me mijëra litra, dhe me produkte farmaceutike si barna esenciale me mijëra paketa. Buxheti për vitin 2019 është ndarë bazuar në programin vjetor 2019 -2021 i cili program është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të mundësive buxhetore, i njëjti vazhdon edhe për vitet në vijim, por bazuar në nenin 8,9,10 të ligjit 03/L-244, sasia, shuma e mjeteve financiare dhe vlera e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet informatë e klasifikuar pra si sekret shtetëror”, tha ai.

 

PËRGJIGJU