Do të kalon edhe ky shtrëngim

0

 

Në këto çaste, të shtrëngimit nga sundimi i frikës nga pandemia virusale, ka edhe një anë krejt jashtë, që është koha e pasurimit të dikujtë në krizë.

Në çdo krizë, panikë masive e frikësim të madh, si në luftëra drejtpërdrejt a në këso raste, një dorë tregëtuesish presin rastin të pasurohen. Është e njohur kjo që nga kohët më të moçme të njerëzimit. Dita e mundimit të madh për njerëzit e popupujt ishte dita edhe e tregëtuesve, që kanë shitur gjithmonë mallrat sa kanë mundë më shtrenjtë!

Në kohë lufte, apo në këto çaste si kjo të përballjes me pandeminë, as ne nuk mund të jemi të mbrojtur, sepse nuk mund të mbrohet as edhe një popull që ka një pushtet superbashkëkor, sepse tregëtuesit janë shumë të shpejtë e të zhdërvjelltë kur shfaqet rasti e fati për shitje e stërshitje.

Në vendet ku ishte përballja me epideminë, pati në rend të parë manipulime me maskat e dorëzat mbrojtëse, e mandej me mallrat ushqimorë, e tek të gjithë mallrat tjerë, si dhe tek shërbimet e transportet.

Në çdo vend e situatë, çmimet për blerjet e shërbimet rriten pa kontrollë dhe shitësit janë të papërmbajtur në përpjekjen e tyre për të fituar paratë kështu. Sigurisht se edhe te ne, edhepse nuk kemi ende asnjë rast të një të sëmuri nga epidemia, ka nisë kjo dhe ka shkuar në shumë drrejtime, e duke pasur për pasojë zbrazjen e shitoreve e të depove të mallrave, në rend të parë ushqimore. Kështu është edhe me ato elementare dhe
shërbyese, e deri tek barërat dhe shërbimet mjekësore në dispozicion.

Njeriu është qenie e papërmirësueshme për sa mund ta bën të keqën, qoftë edhe ndaj vetë njeerëzve të vet, po edhe ndaj vetvetes.

Zoti na ruajttë si na ruajti deri tani dhe kjo është krejt çka e vlen të thuhet, e besojmë se me rritjen e temperaturave edhe rreziku do të zvogëlohet, me kalimin e kohës. Nuk ka nevojë për panikë, mirëpo panika është pandemi para pandemisë, i prin epidemisë a luftës dhe efekti i saj është i njohur që moti në histori.

Gjatë luftës te ne malli shitej dhjetë fish më shtrenjt, e në Sarajevë mbaj mend se një thes miell shitej 400 -500 marka atëherë, -dhe atë e bënin mu boshnjakët ndaj boshnjakëve e me të tjerët, edhepse të gjithë ishin në rrethim të hekuirt të armikut dhe kur pritej të gjithë të vdisnin.

Ndjenja pas fitimit në panikë ka histori që nga njeriu i parë dher kjo është një atavizëm në vete! Do të kalon edhe kjo! /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU