Të burgosur e të dënuar nga demostruesit e vitit 1981

0

 

Të zënë, të arrestuar, ndëshkuar e të dënuar pati me mijra. Ato masa kurrë nuk u ndalën më. Më vonë ushtria doli në rrugë dhe ajo dalje ishte shenja e parë se shteti kishte shkuar më. Dalja e ushtrisë kundër popullit të vet ka qenë gjithmonë para shkatërrimit të atij shteti.

-“Para shkatërrimit, vjen marrëzia” –tha mbreti David në një thënie të urtë.

Të tillë të dënuar me burgje pak a shumë kishte nga të gjitha viset ku banonin shqiptarët, në të gjithë teritorin jugosllav përbrenda. Kurrë nuk u dijt sa shqiptarë kishte brenda kufijve jugosllav, porse sigurisht ka pasë dy herë më shumë se që ka qenë shifër e dhënë.

Më 2 Prill 1981, Kryesia e RSFJ-së dhe Kryesia e KQ të LKJ-së, në mbledhjen e përbashkët morën vendim: “Të urdhërohet që Komiteti për MPP dhe VMSH të KSA të Kosovës të veprojë sipas planit “Rubin-81”, posaçërisht të marrë masa për mbrojtjen e objekteve publike dhe ato më të rëndësishme në Kosovë”

Krahas 9 demonstruesve të vrarë dhe 15 të plagosur në këto demonstrata, bazuar në të dhënat e librit të Prof. dr. Sabile Keçmezi -Basha, “Të burgosurit politik shqiptarë në Kosovë 1945-1990”, shkaku i demostratave të vitit 1981 janë dënuar: -3.348 veta, -me 25.002,8 vjet burg, -në periudhën 1981-1989, çdo i treti shqiptar ka kaluar nëpër procedurat e policisë. Këta të dënuar janë trajtuar kryesisht nga udbashët shqiptarë.
Janë trajtuar, -do të thotë kanë kaluar procedurat hetimore, të cilat kryesisht janë karakterizuar me ushtrimin e torturave të egra.

Dënimet janë shqiptuar kryesisht nga gjykatat e Kosovës, të dominuara prej gjyqtarëve shqiptarë, mbi bazën e aktakuzave të ngritura po ashtu nga prokurorët në shumicë shqiptarë.

Këto sende nuk po kanë qejf tani të përmenden edhe fëmijtë po i mësojnë vetëm se ai pushtet ishte i çetnikëve serbë, a në të vërtetë 90 % në pushtet të tillë ndjekës e gjykues, e sidomos në Hetuesi, ishin shqiptarë, vëllazër e motra!

Edhe njeriu, -sikur qeni, -ku han, -lehë, -a bën argatin!

Po mos të kishte të dënuar -do të arsyetoheshin tani shkrimet e botimet që thonë se demostratat nuk patën –as organizim, as planprogram politik, as projekt, as udhëheqës, as të merrituar!

E po, në mos past pasë, duhet t’u mbetet merita këtyre që vuajtën e pësuan, -e jo anës tjetër, të kundërtë, siç edhe u bë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU