Thaçi flet pas takimit me Kurtin: Më shumë gjëra përafruese se sa ndarëse

0

 

Presidenti  Hashim Thaçi tha se së bashku me kryeministrin Albin Kurti kanë konstatuar se puna e përbashkët e liderëve mund ta çojë vendin përpara sa më shpejtë, duke theksuar se me Kurtin kishin më shumë gjëra që i përafrojnë sesa që i ndajnë.

“Kemi diskutuar për reformat që të lëvizim drejt perspektives evropiane, për mundësitë e reja integruese kombëtare, rolin dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Ishte pajtim i përbashkët se puna e përbashkët e liderëve politikë dhe bartësve të institucioneve mund të çojnë vendin më shpejtë dhe më mire përpara. Besoj se ka hapësirë dhe substancë të mjaftueshme. Më shumë ka gjëra që na përafrojnë sesa që na ndajnë ta çojmë vendin përpara dhe të ruajmë miqësinë e përjetshme me SHBA-të.”, tha Thaçi pas takimit.

“Ishte një takim që ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të mirën e vendit dhe qytetarëve, për të sotmen dhe të ardhmen. Vlerësoj se pas takimeve që kam zhvilluar me liderët e partive politike, takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndodhin dhe ndërmirren nga institucionet e republikës së Kosovës. Prandaj, konstatoj se takimi ka qenë i gjatë, ka qenë përmbajtësorë, mendoj shumë i hapur, ku janë diskutuar gjërat të cilat kemi pasur vlerësoj këndvështrime konstruktive, është diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe politikës së jashtme, pra për interesat nacionale”, tha Thaçi.

PËRGJIGJU