Kurti: Nuk është se me Thaçin nuk pajtohemi për asgjë

0

 

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në takimin e sotëm me Presidentin Hashim Thaçi është biseduar më së shumti për politikën e jashtme.

“Përmend dialogun, natyrisht se kur është diskutuar për dialogun kemi shprehur qëndrimet e njëri-tjetrit por tash për tash nuk mund të them më shumë sepse nuk mund të konstatoj se është ndërtuar mirëbesimi i duhur”, është shprehur Kurti,.

“Ka mundësi që për disa gjëra jemi pajtuar edhe më herët, konstatimi për to ngjan si një lloj përfarimi, këtu po kufizohem duke përmendur Mini-Shengenin. Nuk është se nuk pajtohemi për asgjë”.

PËRGJIGJU