Faceboku sërish!

0

 

Edhe në këtë kohë të rëndë, faceboku u bë qendër e rrotullimit të lajmeve e informacioneve në opinionin tonë gjithkombëtar! Faceboku u bë më sinonim i rrjetit botëror të informacionit –internetit dhe të qilet tanimë kompjuteri –loptopi do të thotë të hyhet në facebok, për shkak të fuqisë publike që fitoi faceboku dhe me të të koncentrimit të të gjithëve në lajm dhe informacion.

Me këtë, krahas të gjitha të mirave që ka portali botëror i informacionit dhe prezentimi, kjo dritare gjithbotërore dhe kombëtare me këtë, u bë por edhe e dëmshme, shumë e dëmshme, sepse në të zunë vnd edhe të këqijtë dhe armiqt, -mu si marimangat kur shumohen në shtëpi pas mizave kur shfaqen!

Si i kemi punët ne në Kosovë, e dijmë se kemi armiqt më të ditur, por që janë edhe të
koncentruar në çdo faqe dhe kënd të informacionit –edhe në facebok, mu për këtë se faceboku ka fuqinë krahasuese më të madhen nga gjithë portalet e tillë social në gjithë botën! Duke ditur se shqiptarët të shumtët facebokun e përdorin edhe për komunikime e reklama, për njoftime e përshëndetje, si dhe për partitë e marritë e tyre, zunë vendet e tyre dhe u renduan për 24 orë në shërbim!

Ka në facebok tani komentues të rregullt të rrethanave politike, me që rast rregullisht postohen e jepen komente e analiza për eksponentët politikë në Kosovë, deri se kush është i drejtë –e kush i shtrembët dhe tradhtar. Vija e kuqe edhe në facebok ndan tradhtarët nga herojtë e kombit dhe për më tepër ka edhe kërcnime, sa edhe ndokush që don të hyn në një faqe të dikujtë që merret me këto punë, do të ketë menjëherë kërcnimin e rëndë. Për këtë në këto faqe pak ka përcjellës, -të shumtët janë ata vetë plasuesit e tyre dhe për interesa të tyre.

Po cilët janë interesat dhe interesimet e këtyre lajmëtarëve të devotshëm e të drejtë,
patriotëve të kësaj kohe –kur po përballemi me epideminë dhe kur kombi këtu e atje, e kudo, është gjend shumë të vështirë? –Janë persona të paguar nga armiqt, janë të tjerë të shpifur, por ka edhe prej tyre që nuk janë fare nga Kosova. Kështu disa i njof se nuk janë fare nga Kosova, as emrat e mbiemrat nuk janë të natyrës çfarë janë tek ne, e që me këtë janë nga jashtë Kosova, – nga Shqipëria, nga Lugina, nga Mali i Zi, nga Maqedoni e të katër anëve!

Këta kujdestqrë të çdoditshëm në facebok lavdojnë e shajnë liderët politikë në Kosovë, që prej të parit e deri tek i mbrami dhe e bjnë rrëmujë prej mëngjesit e deri në mbrëmie, se kush është haro –e kush tradhtar dhe kush duhet ta udhëheqë Kosovën –e kush duhet të zhduket me krejt!? Të këtillë në këtë portal janë të çdoditshëm dhe sigurisht se kanë një arsye dhe plan pse janë kështu kujdestar në pritë çdo ditë!?

Pasi nuk po kemi pushtet të fortë dhe efikas, e nuk po zbatohen ligjet për rendin publik e për mbrojtjen e qytetarëve, sëpaku në rastet më të rënda, kështu do të shkon, -dhe do të jemi dëshmitar për çdo ditë se do të kemi lajmet e komentet brilante të këtyre Armiqve të Kombit, që më parë zënë vendin e atdhetarëve e herojve të gjallë!

Sigurisht se po të ketë pushtet që zbaton ligjet për sadopak, nuk duhet t’u lihet –sëpaku këtyre që janë në Kosovë, të poshtrojnë gjithçka në këtë portal për çdo ditë dhe të fusin përçarjen derinë krim në mes njerëzve tanë këtu. Kjo e keqe ka nisë ka dhetë vjet dhe nuk ka kush që i del para me asgjë. Le të mbrohet vetëm secili vetë si të mundet dhe mos të beson në asgjë që jepet në këtë portal, që ka të bën me njerëzit e çmuar dhe të devotshëm të kombit./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU