24 Marsi –intervenimi i NATO-s në Kosovë

0

 

24 Marsi mbeti ditë e Madhe e Përjetshme për gjithë historinë e popullit tonë, pasise në
këtë ditë NATO nisi Intervenimin Ushtarak në Kosovë ndaj trupave ushtarake e policore të pushteti serb në Kosovë. Kjo ditë me këtë edhe shënon fillimin e luftës në Kosovë, anise vendi ynë ishte në luftë të pandërprerë njëkohësisht, më se një vit. Kosova veç ishte në rrethim të plotë ushtarak e policor nga regjimi serb dhe masat e kombinuara politike –policore –ushtarake të Serbisë veç kishin kohë që po zbatoheshin ndaj popullatës shqiptare këtu.

Me kohë, prej më se dhjetë vjetësh pushteti serb hoqi me radhë të gjitha elementet e
autonomisë që pati Kosova në Bashkësinë Jugosllave dhe pasi Serbia bëri tri luftëra të rënda në tërë ish Jugosllavinë, me përgjakje e spastrime etnike ndaj kroatëve, boshnjakëve e sllovenëve.

Në Kosovë Serbia hoqi të gjitha të drejtat që ishin për poullatën shqiptare dhe solli ligje të reja, që ishin nga koha e mbretërisë serbe, me qëllim të shuarjes së plotë të elementit shqiptar në tërë Ballkanin. Përpjekjet e grupeve dhe Lëvizjes së shqiptarëve në forma të ndryshme të rezistencës në anën tjetër kishin një kohë që ishin aktive në forma të ndryshme guerile dhe gjysmëushtarake, por me mundësi të vogla.

Vendimi i amerikanëve për të ndihmuar Kosovën në ato çaste ishte shpëtimtar për popullatën kosovare shqiptare, se të tjerët ishin mirë! Kjo datë është më e lumtura dhe më e gëzueshmja në historinë e kombit tonë në Kosovë, por që vlente edhe për gjithë kombin tonë, kudo!

Atë Ditë të Madhe nisi gjuajtja e caqeve të forcave serbe me selektim nga bazat amerikane në Adriatik, me raketa kryqëzuese me caqe të largëta, kur Serbia zyrtarisht komunikoi se nisi lufta në Kosovë, e që shënoi fillimin e mundimeve të rënda, që zgjatën 78 ditë deri në përzënien e plotë të trupave serbe nga Kosova! Gjatë asaj lufte, trupat serbe, të drejtpërdrejta ose të kamufluara si “trupa paramilitare” bënë
në vazhdim shumë masakra nëpër Kosovë, shumë djegie shtëpishë, plaçkitje, dëmtime të rënda dhe gjithçka që plaçkitën e çuan në Serbi.

Pas lufte e deri tani, as nuk u drejtua puna e të vrarëve si duhet, as e robërve, as e të zhdukurve, as ndonjë punë tjetër nga drejtësia Ndërkombëtare, -por u arrit përzënia e trupave serbe, e adminisatës srbe, si dhe gjithë pushteti ukupues serb nga Kosova.
Shumica e popullsisë u shpërngul jashtë kufijve dhe qëndroi maleve e bjeshkëve, kush arriti matanë përfundoi nëpër llogore e kampe refugjatësh, deri në kapitulimn e forcave serbe, kur e gjithë ajo popullatë u kthy e tëra gatise për kohë shumë të shpejtë, që habiti botën!

Ndihma me këtë e popullit amerikan, me ta edhe e popujve tjerë liridashës e aleatë të
amerikanëve, ishte kaq e madhe, sa bëri që të vinte liria dhe gëzimi e hareja për shqiptarët në Kosovë del dielli i lirisë të shndris sërish, por të shndris si në kohët para 2200 vitesh kur ilirët ishin të lirë!

Ky është 24 Marsi, nisja drejt Ditës së Lirisë, që erdhi pas 78 ditësh, më 12 -15 qershor 1999 në tërë Kosovën, përveç veriut të Mitrovicës –që mbet matanë nga makinacionet e europianëve në atë kohë. Dosido pushteti serb u hoq nga këndej dhe nga Kosova e tëra dhe tani e 20 vjet jemi në liri!

Falëmnderit NATO –s, miqve amerikanë e europianë dhe të gjithë botës, që muarën pjesë në këtë Ditë të Madhe, per fatin e jetës tonë, të mbijetesës tonë dhe të vazhdimit të jetës së shqiptarit në tokë të vet edhe më tutje, si deri tani!/GJILANI.INFO/

SHPËRNDAJE
Lajmi paraprakFaceboku sërish!
Lajmi tjetërBorë në Pranverë!

PËRGJIGJU