Borë në Pranverë!

0

 

Dita e prnverës erdhi e shkoi, me dy ditë me diell, -dhe ja, u kthy dimri! Nuk po i dihet më natyrës e atmosferës, një ndryshim global ka ndodhë e po ndodhë dhe tanimë nuk po vlejnë ato mësimet e të parëve për kohët e stinët si këtyre herave! –Jo seqki, jo
pelat e trenta, jo tri plakat, -nuk po vijnë më ato që ishin, sepse ka ndodhë një ndryshim global në atmosferë dhe kjo po shihet e po dihet!

Është por një ngushëllim në gjithë këtë, se me këtë borë veçse do të bëhet mirë e më mirë, sepse bora e nginë tokën dhe ajrin dhe mban shëndetin e njerëzve e gjallesave tjera. Me borën ka vetëm të mira, një dhuratë e mirë, anise në pranverë, -por toka e ajri ishin të lodhur vërtetë nga diçka dhe kjo stinë që po është ndryshe me shumçka, mu në këtë kohë të epidemisë virale, ka edhe anën e mirë!

Nëse zgjatë dhe mbahet, kjo kohë kështu me borë do të rregullon tokën dhe ajrin dhe me këtë edhe jeta do të fuqizohet, sepse diçka nuk është në regull në gjithë këtë. Mbi Kinë, u pa me satlit nga mesi i kohës së epidemisë, si në rajonet me koncentrim të lartë të smogut, -sa as dielli nuk dilte gjatë tërë vitit më shumë se dy herë, -u qel atmosfera dhe ndriçoi dielli! Diçka lidhet në këtë katrahurë epidemie tani këtu nëpër ne –si në gjithë vendet tjera, -lidhet edhe me atmosferën dhe tokën, me thatësinë dhe shterrjet që ndodhën në nivel global, tek ujërat dhe ajri.

Sigurisht se me këtë kohë kështu me borë do të ketë veçse të mira, sepse tani nuk është koha të ngrihen udhët e të ketë telashe nga acari. Borë le të ketë se ka të mira shumë prej saj dhe një shpresë se me të do të lehtësohet gjendja kështu e rënduar në çdo anë. Bora është shenjë e mirë për gjithçka!

Ndodhë, -mund të ndodhë, -që me borën edhe të ndalet epidemia kjo, që ende edhe kështu është e kufizuar dhe nën kontroll në Kosovë, por që ka frikë se mund të përhapet me kohë, ngase diçka e shtyt dhe e përhapët, -e që është me sa duket edhe atmosfera e nderur nga ndotja dhe thatësia. Veçse është parë tërë vitin një thatësi e madhe në tokë e ajër dhe kjo vërehej sidomos në perëndim të diellit, kur gjithë hemisfera perendimore ku perëndonte dielli skuqej nga thatësia dhe parakallzonte ditën tjetër në vazhdim me thatësi.

Kalofshim mirë të gjithë e shpëtofshim si gjithmonë, nga rreziqet e nga ësmundjet, e nga gripi ky i veçantë, që u përhap në gjithë botën, tek të gjithë njerëzit, -më pak –a më shumë, e që shënoi një prag të ri për njerëzimin, në vetëdijësim për ruajtjen e sistemit ekologjik e ambientumit biologjik të jetës për të gjithë!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU