Komunikimi politik në udhëheqjen kosovare

0

 

Sipas traditës, komunikiimi politik i udhëheqjes shqiptare në Kosovë mbet edhe më tutje në nivel të ulët, pa asnjë përparim dhe mësim për nevojat. Nevojat dhe arsyeja janë veçori që e ndërtojnë komunikimin politik, me shumë elemente e veçori tjera, që e pasurojnë kulturën e komunikimit e të marrëveshjeve ndërnjerëzore politike.

Te ne mbet me traditë a me zanat si tha populli mungesa e vullnetit për komunikim, duke ndenjtë anash a njëanshëm secili, e duke kultivuar edhe më hujet e teket.

Jo vetëm udhëheqësit politkë, por edhe gjithë populata jonë e përkrahë njëanshëm moszbatimin e marrëveshjeve, duke pasur për qejfi tërheqjen e të gjitha forcave të vullnetit politik në një anë, -në anë të vet, edhe kur shihet ashiqare se është gabim. Një mendësi kundër arsyes ka traditë te ne, duke menduar kolektivisht se nuk është e drejta në pyetje –por tërheqja e secilit në anë të vet.

Duke shkuar kështu kundër arsyes dhe të vërtetës e duke bërë armiq njëri tjetrin, puna ka shkuar kaq larg, sa edhe miqt ndërkombëtarë –ata që janë këtu në mbrojtjen tonë, -pa të cilët armiku hyn menjëherë mbrenda e na e shuan farën, -edhe këta miq e njerëz të Zotit në mbrotjejn tonë, kanë pësuar nga inatet e armiqësitë ndërmjet vete.

Më shumë ka armiqësi ndërmjet vete, -përmes liderëve politikë, -se sa me armiqt e vërtetë, -që rrijnë me një këmb gati në pritje 24 orë të hyjnë këtu!

Edhe në këtë gjendje si erdhëm e si ndodhi, në kohën e epidemisë kësaj –së cilës nuk po i dihet se çka do të bën e si do të bëhet me të, -e në rrethanat e bllokut social, ekonomik e shëndetësor në gjithë vendin, -si në gjithë botën, -edhe në këtë gjendje pra, udhëheqësit politikë qeveritarë nuk kanë hedhë as edhe një hap tutje për mirë, -por veçse duke menduar e sheshuar se si të marrin pushtet -e të mbajnë pushtet.

Nuk dallojnë nëmes vete asnjëra palë dhe mëkot mundohen qytetarët përmes opinioneve të arsyetojnë veprimet politike të njërës ose të tjetrës anë, duke ilidhur me ekstreme e traditë të heroizimit a të tradhëtisë! Nuk e respekton askush as traditën e odës, porse me të gjitha mjetet të gjithë mundohen të grabitin a të mbajnë pushtet.

As rreziku i epidemisë si erdhi, -as armiku si ishte e është –e do të jetë gjithmonë, -nuk ndihmuan për një unitet, por që secili në mënyrën e vet mendtë i kanë vetëm tek pushteti dhe arritja e fuqisë politike, deri në diktaturë.

Përderisa zgjatë kjo marrëzi në opinion, ndërkohë masat e ruajtjes dhe mbrojtjes nga epidemia u zbatuan nga mjekët dhe organet policore, për mbrojtje e siguri qytetare, duke qenë në ballë të frontit për ruajtjen e njerëzve nga mospërhapja e epidemisë. Këta heronjë të rinjë dolën e mira e madhe e popullit, me mundim e sakrificë gjithë kohën, e në rrezik të parë për jetët e veta. Kështu edhe tani, vetvetiu u renduan edhe anët e mira të rendit tonë ligjor, shtetëror e kombëtar, duke tejkaluar ngërqet e puhtetarëve në përplasje të pandërprerë nëmes vete.

Asnjëherë nuk pati një gjendje kësisoji, sespe në rrezik populli megjithkëtë bënte do këshilla pajtimi e miratimi dhe ndalte hakmarrjet e armiqësitë nëmes vete përpara rrezikut nga armiku. Tani janë dy rreziqe të këtilla, por është edhe faktori ndërkombëtar i forcës për fat tonin këtu, -e që fuqitë politike të qeverisjes te ne nuk janë në gjendje të bëjnë as edhe një miratim nëmes vete, e le më marrëveshje e paqë!

Që ekstremi të jetë maksimal, secila fuqi politike në konkurencë për pushtet ka një qëllim dhe arsyetim, -qeverisjen vetëm vetë dhe eliminimin e plotë të kundërshtarit!
Mjetet në këtë luftë përbrenda janë më ekstremet, pa asnjë fije ndërgjegjeje e njerëzie, vetëm e vetëm që të jenë me pushtet si duan vetë!

Nuk dijmë çfarë duhet të ndodhë e të bëhet që këta të këtillë si
janë, të ndalen e të veprojnë si njerëz?!

Ndërkohë erdhi kufizimi në vend publik, masat e mbrojtjes e ruajtjes, qarkullimi i kufizuar dhe izolimi e strehimi nëpër shtëpi e banesa, për kohë të pacaktuar. Nuk mendojnë këta lojtarë të mahnitshëm, nëse ndodhin edhe gjëra tjera të fatkeqësive, -që edhe mund të ndodhin, për më tepër kur erdhi dimri në pranverë.
Nëse ndodhë problemi me furnizime, me rrymë elektrike, me ujë, me shëndet pikë së pari, por dhe me konflikte?!

Duhet pasur parasysh se ka edhe armiq që rrijnë gati të hyjnë këtu!? Por ka edhe mundësi që edhe miqt të lodhën më me ne kështu!…

Njëherë –përnjëherë, mirë jemë, -për sa jemë kështu!/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU