Thursday, May 28, 2020
Industria e miellit mbush tregun e Kosovës

Industria e miellit mbush tregun e Kosovës

0

 

Frikësimi nga izolimi shtëpiak për shkak të pandemisë globale të coronavirusit shkaktoi në mënyrë indirekte një krizë për artikullin jetik, miellin.

Me shpërthimin e kësaj krize, jemi dëshmitarë të tollovive të krijuara në rrjetet e marketeve nga konsumatorët që ngarendnin të furnizoheshin me rezerva të miellit.

Edhe kjo kaloi si duket procesin e krijimit të rezervave popullata e përmbushi, raftet e miellit i janë kthyer pamjes së vet që kanë pasur para kësaj situate të krijuar.

Gjatë vizitave të marketeve në kryeqytet dhe në qytetet tjera është vërejtur një rënie drastike e interesimit për këtë artikull.

Këtë e kanë konfirmuar edhe menaxherët e pikave të shitjeve të marketeve si; Super Viva, Interex, Maxi, Meridian, Emona, Interspar dhe Albi.

Coronavirus – Statistikat

PËRGJIGJU