Koha e pandemisë dhe industrializimi

0

 

Sëpari herë në historinë njerëzore ndodhi që një epidemi të jetë gjithëbotërore.

Pati gjithmonë epidemi në historinë njerëzore, pati vrasje masive të njerëzve, shuarje të vendbanimeve e ikje masive të njerëzimit nga një kontinent në tjetirn, por nuk noddhi kurrë që një epidemi të përfshinte tërë njerëzimin, tani sëpari herë ndodhi që kjo epidemi të bëhet pandemi, do të thotë të përfshin tërë globin tokësoir me prekje të tërë njerëzimit.

Me satelit u vërejt edhe ndryshimi i atmosferës, sëpari herë mbi Kinë, e tani edhe mbi Europë, -ku u vërejt kthjellja e atmosferës në mënyrë të çuditshme e mrekulluese, që ekspertët gjegjës e spjeguan –me ndaljen e njerëzimit në dotje të tokës dhe ajrit, e kështu diçka.

Vërtetë edhe është kjo kështu diçka, pasojë e ndotjes dhe me këtë heq dilemat e spekulimet për prejardhjen e epidemisë, nga laboratoret ushtarake, nga konspiracionet botërore të superfuqive, nga ushqimet e papastra, e të tjera spekulime.

Një ndërlidhje nëmes të epidemisë dhe nytyrës hetohet krejt qartazi, duke treguar se nga ndotja e atmosferës në tërë globin tokësor ka ardhë një gjendje alarmuese, sa të rrezikon jetën në tokë. Me një efekt në masë të caktuar erdhi deri tek pasoja zinxhirore të jetës dhe natyrës dhe kjo dukuri spjegohet ma faktin tani se njerëzimi arriti që me forcën e vet të arrij të rrezikoj jetën, pa bërë luftëra gjithë botërore.

Ky efekt është pasojë e industrializmit, me të dëmtimit në masë të tokës dhe atmosferës dhe me arritjen e njerëzimit në pikën zerro të kufirit me natyrën, ku është vetë jeta e njeriut dhe gjallesave tjera. Me këtë akt të rëndë të dëmtimit në masë të tokës dhe atmosferës, njerëzimi duhet të bëj diçka kolektivisht, që të merren vesh, të ndalen disi, ose të shkatërrohen.

Nuk ka më asgjë si përpara, sepse kjo epidemi që u përhap në tërë globin tokësor, në të gjitha vendet, tregon për shkallën e rrezikimit që ka arritë njerëzimi, me industrializmin dhe globalizimin.

Është kohë e vetëdijësimit për ambientumin, kur njerëzimi nisi kohën e vet të fshehjes nëpër shtëpi e në karantinim, me pasoja të rënda nga epidemia, e kur më nuk ka mundësi në natyrë që të eksplorohet me shfrytëzim toka dhe atmosfera, sepse këto janë dëmtuar më në masë kaq të ndieshme, sa tanimë rrezikohet vetë jeta njerëzore në tërë globin.

Një marrëveshje e re ndërkombëtare duhet të bëhet në mbrojtjen e natyrës dhe atmosferës, përndryshe –pasojat po shihen më këtë epidemi se çfare janë dhe
çfare do të jenë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU