Homazhe në nderim të dëshmorëve nga fshatrat Lubishtë dhe Smirë

0

 

Me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, së bashku edhe me organizatat e dala nga lufta dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, kanë vendosur kurora lulesh për të përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve ë cilët ranë për lirinë e Kosovës.

Homazhe sot bënë edhe qytetarë, përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizmave të tjerë. Për shkak të situatës aktuale , nuk do të ketë aktivitete tjera me rastin e këtij përvjetori./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU