Përkujtim i kohës së luftës 1999

0

 

Tani jemi në prill 2020, njëzet e një vjet pas, që kur ndodhi lufta, ajo më 1999, nga 24 marsi, e deri më 15 qershor të atij viti. Dikush e njehëson me 78 ditë, e dikush me tetdhjetë, po dosido ishin afro tre muaj kohë lufte, tmerri e sprovash, nga më të rëndat, për tërë popullatën shqiptare këtu në Kosovë. Popullatën tonë, sepse të tjerët nuk ishin keq, sepse ishin në anën tjetër, por kishin edhe vështirësi edhe ata, sepse lufta bën të
keqën për të gjithë. Edhe ata që nuk ishin të ndjekur kishin pasoja të rënda, në furnizim, në vend publik e në rreziqe.

Më 24 mars ashtu, në ditën e madhe historike për kombin tonë, e gjithë Aleanca Atlantilke e Veriut nisi sulmet ushtarake ndaj caqeve të zgjedhura të trupave serbe të dislokuara në teren anemban vendit tonë, por edhe në brendësi të vendit të tyre.

Një bombardim nga ajri i caqeve të zgjedhura, me fuqi dhe efekt të lartë material, njerëzor dhe strategjik bëri që forcat sebe për pak kohë të ndaleshin dhe humbnin
kontrollin në teren, me çka edhe terrori i tmerrshëm u ndal të shumtën, nga sa ata kishin të bënin.

Prili ishte mesi i kohës së luftës gatise, me pasoja të rënda në teren për popullsinë civile, me pasoja të rënda mbijetese, duke lënë shkret vendbanjime të tëra, e duke humbë banorët gjithçka kishin nëpër shtëpi të veta, pasise mandej hynin nëpër to bandat serbe dhe mernin të gjitha e i transportonin për në vend të tyre.

Shumica e popullsisë kaloi mandej me të gjitha mundimet e pasojat jashtë Kosovës, e
përfundoi në kampe refugjatësh masivë, si në Bllacë, Stankovec, e tjera kampe në Shqipëri, po edhe nëpër shtëpi të atyre që hapën dyertë dhe i pranuan.

Ishte rëndë, por ishte një pritje e gjatë e asaj ngjarjeje, kur do të intervenonte forca amerikane me aleatët e tyre, sepse dihej se atëherë armikut do t’i vinte fundi shpejt. Megjithëse zgjati afro tre muaj dhe se për popullsinë që mbeti mbrenda ishte ferr i vërtetë.

Ajo kohë shkoi, si çdo përvuajtje e rëndë tjetër, dhe pas asaj kohe erdhi koha e gëzimit, sikur dielli që del pas ikjes së furtunës së shiut të verës së thatë. Më në fund agoi dielli i lirisë, pas më se 2000 vjetësh edhe në trojet tona dhe liria erdhi, ashtu si erdhi dhe trishtimi e rreziku iku nga jetët e njerëzve përgjithmonë!

Këto të gjithë i dijmë, pa marrë parasyshe se sa dijmë dhe mund ta shprehim e komunikojmë, por porblemi është se me të shumtë nisi e harrohej ai sprovim dhe ajo ditë e madhe, e tek të shumtët nisi të degradohej vlera e fitores dhe kontribuesve të saj.

Ka këtu tani edhe dorë të armikut, po dihet, e ka edhe pagesa për të njollosë të kaluarën, mirëpo askush nuk do të mund të heqë përkujtimet për atë kohë të sprovimit të rëndë për shumicën, e se gjithmonë kombi ynë do ta përkujton Ditën e Çlirimit dhe
ndihmën e përkrahjen e miqve që na ndihmuan të çlirohemi.

Nuk ka dorë as këmbë, as forcë që zbeh kujtimin, sepse ky kujtim ka hyrë thellë në zemër, atje ku nuk mund të depërtohet ndryshe pos me dashuri dhe respekt! /GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU