Nagip Arifi prezenton pakon financiare për tejkalimin e situatës së pandemisë Covid-19 në Bujanoc

0

 

Kryetari i Partisë Demokratike në Bujanoc Nagip Arifi ka prezantuar pakon finansiare që do të duhej të merre gjatë pandemisë Covid-19 në komunën e Bujanocit.
Më poshtë e keni të plotë:

Të nderuar qytetarë të komunës së Bujanocit

Të nderuar përfaqësues të mediave lokale, falemnderit që keni gjetur kohë që të jeni sot me ne,
Partia Demokratike ka thirrur sot këtë konferencë për media për të prezentuar pakon finansiare si mas e nevojshme që do të duhej të merrej gjatë pandemisë Covid-19, e sidomos pas kësaj situate dhe kthimit në gjendje normale.

Fillimisht, më lejoni që në emër të Partisë Demokratike t’i falemnderoj qytetarët e komunës sonë, të cilët kanë shpreh një nivel të lartë të disciplinës duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet shëndetësore për ta ruajtur shëndetin e publik.
Falemnderojmë edhe të gjithë ata që u solidarizuan dhe po vazhdojnë të solidarizohen me familjet në nevojë, duke iu ofruar ndihma me pako ushqimore.
Kur jemi tek falemnderimet, dua të theksoj edhe një herë falemnderimin dhe mirënjohjen për Qeverinë në detyrë të Republikës së Kosovës për ndarjen e pakos financiare prej 500.000 euro për Luginën e Preshevës, ku prej saj komunës së Bujanocit i takuan 200.000 euro.
Të nderuar qytetarë,
Pandemia Covid-19 ka krijuar një realitet të ri në të gjitha vendet e botës, ashtu edhe në komunën tonë. Ateher realitetit të ri duhet t’i përgjigjemi me strategji dhe masa të reja.
Covid-19 ka sjellur destabilizim të jetës normale, e sidomos ka pasur efekte negative shëndetësore, sociale dhe ekonomike. Falë Zotit dhe qytetareve komuna e Bujanocit ka një numër simbolik të prekur nga ky virus dhe jemi shume optimiste se do ta kalojmë edhe këtë betejë. Por, kjo pandemi nuk do të largohet pa lënë pasoja në ekonomi, bujqësi, dhe sferat tjera shoqërore.
Në bazë të paralajmërimeve nga qeveria e Republikës së Serbisë, masat lehtësuese do të fillojnë të aplikohen të Hënën, kurse deri ka fundi i javës së ardhshme pritet që të hiqet gjendja e jashtëzakonshme. Por, heqja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të thotë që gjendja në ekonomi, bujqësi, shëndetësi dhe fusha tjera do të jetë e sikur para shfaqjes së pandemisë. Për këtë arsye, për të qenë sa më të përgatitur për situatën që do të pasojë në vijim,
Partia Demokratike ka përgatitur një pako financiare për të mbështetur kategoritë më të prekura nga kjo gjendje
Pakoja e propozuar do të përfshijë përkrahjen në shëndetësi, ekonomi, bujqësi, familjet që jetojnë në kushte të rënda sociale, si dhe studentët.

Kjo pako do të kap vlerën prej 48 milionë dinarëve, apo 400.000 eurove. 200.000 eurot e dhururara nga Republika e Kosovës që në kundërvlerë japin shumën prej 24 milionë dinarëve, t’i shtohen edhe 24 milionë dinarë nga buxheti komunal, që do të përbënin gjithsej një fond prej 48 milionë dinarëve.
Pasi qe 200.000 eurot apo 24 milionë dinarë i kemi të siguruara nga Republika e Kosovës, të tjerat do të siguroheshin me një rishikim të buxhetit komunal nga ana e kuvendarve komunal, i cili besojmë se duhet të mbahet sa më shpejt, ku shumën prej 24 milionë dinarëve do ta siguronim duke i hequr disa projekte të parapara me buxhet, e të cilat nuk janë me urgjencë që të realizohen për momentin.
Pakoja finansiare e Partisë Demokratike do të dukej në këtë formë:
Gjithnji duke pas per baze Bxhetin per vitin 2020. Psh.
Në pozicionin 103 të buxhetit komunal që ka të bëjë me subvencionet për ndërmarrësit, ku komuna ka paraparë 8 milionë dinarë, të rritet edhe për 22 milionë dinarë, që do të përbënte një shumë gjithsej prej 30 milionë dinarë. Kjo shumë besojmë që është e mjaftueshme për t’i ndihmuar bizneset , të vogla dhe të mesme që më së shumti u dëmtuan nga Covid-19, si zanatlinjtë, restorantet, kafeteritë, taksitë, dhe bizneset në veprimtari të tjera.
Pozicioni 104 i buxhetit që ka të bëjë me subvencionet për bujqësi nga shuma e paraparë prej 27.500.000 të rritet për 10 milionë dinarë, që në total do të nënkuptonte që bujqit do të përkrahen me një vlerë prej 37.500.000 dinarëve. Bujqit, ndoshta janë kategoria që duhet të përkrahet më së shumti nga komuna, kur dihet se vitin e kaluar asnjë dinarë nuk e përfituan.
Në pozicionin 217 të buxhetit komunal ku janë të paraparë 10 milionë dinarë për ndihmat financiare të njëhershme për studentët, apo bursat sudentore, të rritet shuma për 5 milionë dinarë dhe të bëhet gjithsej 15 milionë dinarë. Studentët janë një kategori tjetër e dëmtuar, kur kemi parasysh se përkundër faktit që fakultetet janë mbyllur, por qiratë e tyre të banimit duhet të paguhen edhe pse nuk kanë banuar në to. Kjo do lehtësonte gjendjen financiare të cdo studenti.
Pozicioni 218 që ka të bëjë me programin e ndihmave sociale dhe formave tjera të ndihmës në buxhet, e që janë paraparë me një shumë prej 4.450.000 dinarëve, të rritet për 6.000.000 dinarë, që do të nënkuptonte një fond prej 10.450.000 dinarëve për t’i dalë në ndihmë familjeve në nevojë.
Dhe në fund, pozicioni 228 që ka të bëjë me funksionimin e institucionit të kujdesit shëndetësor, gjegjësisht për Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc të rritet buxheti për 5 milionë dinarë, nga 10 milionë sa është, dhe kështu të bëhet gjithsej 15 milionë. Këto mjete të shfrytëzohen për punësimin e mjekëve, infermierëve dhe blerjen e paisjeve medicionale.
Pra, edhe një herë një rekapitulim i gjithë asaj që u tha, që të jemi sa më të qartë.
Pakoja e propozuar financiare nga ana e PD-së prej 48 milionë dinarëve, apo 400.000 eurove do të ketë këtë rritje:
Për zhvillim ekonomik – plus 22 milionë dinarë
Për bujqësi – plus 10 milionë dinarë
Për bursat studentore – plus 5 milionë dinarë
Për familjet me asistencë sociale – plus 6 milionë dinarë
Për shëndetësi – plus 5 milionë dinarë.
Pra, sic e ceka edhe në fillim, Covid-19 na ka sjellur në një situatë krejtësisht të re, dhe për ta tejkaluar sa më parë duhet t’i përgjigjemi sa më shpejtë duke i dalë në ndihmë familjeve në nevojë, bizneseve lokaleve, bujqëve, shëndetësisë dhe studentëve. Për momentin t’i lëmë disa projekte që nuk janë me urgjencë dhe të përqëndrohemi në normalizimin e gjendjes, e në rend të parë në rimëkëmbjen e ekonomisë lokale, ku edhe kemi propozuar shumën më të madhe financiare prej 22 milionë dinarëve.
Jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjitha partite në realizimin e ksaj pakoje finansiare
Të ju njoftoj se pakoja e prezentuar ne kët konferenc , të Hënen më 04.05.2020, me shkrim do i dorzohet Krytarit të Komunës dhe Kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit .
Falemnderit!

PËRGJIGJU