Vazhdojnë sukseset e diasporës së Kosovës në art

0

 

Diaspora e Kosovës çdo ditë e më shumë po nxjerrë kuadro në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe artin.

Vitet e fundit Besnik Rrahmani është bërë emër i njohur në art, duke bërë që të ketë role të ndryshme të rëndësishme.

Njē skenarist, dramaturg, prej vitesh në shoqëri me regjisorin Adem Kicaj, i cili vepron dhe jeton në Zvicër. Regjisori Kicaj, me ndihmën e aktorit të madh Enver Petrovcit, të kyqur shumë vite më herët në disa filma dhe seriale televizive, nga Zvicra në Kosovë, ku dhe takon mikun e tij skenaristin, dramaturgun profesionist Besnik Rrahmanin.

Ademi Besnikun e kishte angazhuar tek një film artistik i metrazhit të gjatë në produkcionin me Halil Budakovën, ” Bodrumi”, ku skenarist kryesor ishte Adem Kicaj, kurse Co/Skenarist i përbashkët Besnik Rrahmani. Regjisori Kicaj fitoi një besim të madh për të mos e ndaluar bshkëpunimin me skenaristin e dramaturgun profesionist Besnik Rrahmanin.

Besnikut iu besua edhe skenari për filmin artistik “Pëllumbat pikojnë gjak” dedikuar Prof. Ukshin Hotit. Pastaj z.Kicaj e kishte ideuar, krijuar edhe tv novelën “KTHETRA” duke perzgjedhur si skenarist profesionist Besnik Rrahmanin. Në serialin “Kthetra” skenaristi në fjalë u familjarizua me të gjithë aktorët, por ai ka një bashkëpunim të veçant edhe me menaxherin e produksionit IFTP në Zvicër Musa Sylejmanin, i cili në Serialin Kthetra ka rolin kryesor të Yllit.

Regjisori Adem Kicaj dhe gjithë stafi i serialit “Kthetra” me një fjalë e falenderojnë nga zemra skenaristin nga Prishtina, Besnik Rrahmanin për punën profesioniste prej skenaristi në serialin Kthetra. Pra “Kthetra” eshtë duke u xhiruar në Zvicër, me regjisorë Adem Kicaj, skenarist Besnik Rrahmanin dhe nën menaxhimin e Musa Sylejmanit. Tv Novela Kthetra përmban romancë, traditë, dramë, akcion, triler.

E bazuar në një ngjarje të vërtetë. Skenaristi, dramaturgu dhe miku i Regjisorit Kicaj po e bën punën profesionale sipas idesë së këtij seriali të lindur nga regjisori.

PËRGJIGJU