Rrahmani: Po rikthehet normaliteti

0

 

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani nuk ka mundur t`i fshehë emocionet e tij pas rikthimit në stërvitje me ekipin e Veronës. 

Ai synon ta dërgojë ekipin aktual në garat evropiane para se të largohet në drejtim të Napolit

Amir Rrahmani ndihet mjaft i lumtur që futbollistit po i rikthehet normaliteti.

Klubet italiane kanë nisur t’ju kthehen stërvitjeve këtë javë.

Njëjtë veproi edhe Verona, ku po luan me sukses qendërmbrojtësi kosovar.

Rrahmani i ka shprehur emocionet e tij pas rikthimit në stërvitje me ekipin pas dy muajsh pauze, shkaku i pandemisë koronavirus.

“Kemi nisur të stërvitim, më ka munguar shumë ekipi. Nga dje kemi rinisur në njëfarë mënyre ta shijojmë jetën tonë, siç ishte më parë”, ka thënë përfaqësuesi kosovar në “Instagram.

Ai ka folur edhe për ushtrimet individuale dhe në distancë që po i zhvillojnë futbollistët.

“E dimë të gjithë se ushtrimet individuale janë ndryshe krahasuar me ushtrimet në skuadër. Është e vështirë pasi mungon motivi”, ka shtuar ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit.

Rrahmani insiston se do të mundohet ta ndihmojë Veronën që ta sigurojë një vend që çon në garat evropiane.

Ndërkohë, thotë se është i përqendruar totalisht tek ekipi nga Genova, edhe pse nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Napolit.

Sa u përket sulmuesve më të vështirë me të cilët është përballur këtë sezon, Rrahmani i ka përmendur Ronaldon, Gervinhon dhe Bogan.

PËRGJIGJU