Messi pyetet për Ronaldon, përgjigje të sinqerta nga “Pleshti”

0

 

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, po konsiderohen si dy futbollistët më të mirë të gjitha kohërave.

Rivaliteti mes tyre, ka qenë gjithmonë prezent, sidomos në La Liga, kur CR7 u transferua te Real Madrid.

Jashtë fushave, si “Pleshti” argjentinas, ashtu dhe ylli portugez, kanë raporte të mira me njëri-tjetrin. Sot, Messi ka dhënë një intervistë për DiaroSport, ku është pyetur për Cristiano Ronaldon.

“Nëse do të luaja me të në një skuadër, patjetër që do ia pasoja topin. Ai është një golashënues i lindur, çdo ndeshje që luan duket sikur shënon. Ronaldo ka shumë atribute si futbollist, por finalizimi i tij është i shkëlqyer”, tha kapiteni i Barcelonës për rivalin e tij.

PËRGJIGJU