Kamenicë: Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt të këtij viti

0

 

Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Albert Sermaxhaj, ndërsa të pranishëm ishin: Kryetari Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, disa nga drejtorët e drejtorive komunale si dhe Shërbimi Profesional i Kuvendit.

Në rend dite ishin këto pika për shqyrtim: Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa Sh.01.Nr.9806/20.05.2020, Propozim bartja e të hyrave vetanake 2019/2018 në 2020, Propozim vendimi për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatëshkurtër me qira të pronës komunale duke pasur parasyshë interesin publik komunal-Kamenicë Sh.02.Nr.9776/20.05.2020, Propozim vendim për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë me qira të pronës komunale duke pasur parasyshë interesin publik komunal-Kamenicë, Sh.02.Nr.9777/20.05.2020, Propozim vendim për mosvënien e gjobave lidhur me skadimin e lejeve të punës për auto-taksit, Informatë nga Shtabi Emergjent lidhur me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 dhe Të ndryshme.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës, u votuan për të shkuar në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU