Studentja shqiptare, fituese e “Çmimit Kombëtar të Ekselencës” në Kanada

0

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se ajo është e sapodiplomuar me titull nderi nga dega e Shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada.

Studentja shqiptare, Qendresa Sahiti, është ndër 10 fituesit e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se ajo është e sapodiplomuar me titull nderi nga dega e Shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada.

Qendresa sapo është certifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”. Ajo është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada e ardhur me familjen e saj si refugjatë.

Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit. Ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve në komunitetin e saj, duke shërbyer si mentore dhe vullnetare në organizatat e shëndetësisë dhe avokatisë. /Albinfo.ch

 

PËRGJIGJU