Kamenicë: Dhjetë përfitues grantesh për paisje të turizmit rural

0

 

Komuna e Kamenicës përkatësishtë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë në vazhdën e aktiviteteve të saj vazhdon të mbështesë projektin e Organizatës Joqeveritare Proactive me të cilën kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Në kuadër të projektit“Rikthimi i prosperitetit përmes turizmit dhe trashëgimisë kulturore “ me datën 15 maj u mbajt takimi nga komisioni i përbashkët në përbërje nga Nexhmije Kallaba – Komuna e Kamenicës, Lavdim Klaiqi – Organizata Proactive dhe Granit Berisha – Komuna e Kamenicës.

Në këtë takim u shqyrtuan aplikacionet e pranuara dhe u përzgjodhën përfituesit e granteve për paisje për turizëm rural.

Programi Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor – Reload financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP./GJILANI.INFO/

Lista e përfituesve :

Image may contain: text

PËRGJIGJU