Nënshkruhet marrëveshja për vazhdimin e rregullimit të shtratit dhe zonave të degraduara të lumit Desivojcë-Shipashnicë

0

 

Po vazhdojnë punët në Komunën e Kamenicës.

Kryetari Qëndron Kastrati së bashku me ministrin në detyrë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, kanë nënshkruar marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes së projektit “Rregullimi i shtratit dhe zonave të degraduara të lumit Desivojcë -Shipashnicë”.

Kastrati u shpreh i lumtur për nënshkrimin e vazhdimit të këtij projekti.

“Me ministrin në detyrë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, nënshkruam marrëveshjen për vazhdimin e mbështetjes së projektit “Rregullimi i shtratit dhe zonave të degraduara të lumit Desivojcë -Shipashnicë”, i cili ka vlerën prej 531 mijë eurosh. Urime për të gjithë”, ka thënë ai./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU