Nga nesër Policia e Kosovës pritet t’i kthehet orarit tetorësh

0

 

Pas lehtësimit të masave kundër Covid-19 edhe Policia e Kosovës pritet t’i rikthehet orarit tetorësh.

Kjo sipas zëdhënësit Baki Kelani, pritet të ndodhë nga nesër (martë).

Kelani i ka thënë “Klan Kosovës” se varësisht prej vlerësimit të situatës disa prej rajoneve dhe departamenteve mund të vazhdojnë me orarin e vjetër.

“Nga nesër ka qenë e paraparë të rikthehet puna me orarin e vjetër. Por, varësisht prej vlerësimit të situatës disa regjione mund ta zgjasin punën me këtë orar. Planifikimet kanë qenë që nga nesër të fillojmë të kthehemi me orarin e kaluar”, ka thënë Kelani.

PËRGJIGJU