6 raste të reja me koronavirus

0

 

Vetëm pak orë pas njoftimit të masave parandaluese kundër COVID-19, në vendin tonë janë raportuar edhe 6 raste të reja.

Nga 243 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit: 6 raste Romajë).

Sot janë shëruar 2 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 791 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.038 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

PËRGJIGJU