Qershori muaji i provës për rikthimin e ekonomisë

0

 

Ekspertët e ekonomisë në Kosovë po diskutojnë se cfarë do të ndodhë me ekonominë e Kosovës ndërkohë që ende vazhdon pandemia e shkaktuar nga kovid 19.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Muhamet Mustafa, ka thënë se janë dy variante. Nëse në qershor vjen normalizimi, atëherë gjendja do të jetë në situatën siç ka qenë para virusit dhe do të ketë mundësi të rimëkëmbet në pjesën e dytë të 2020-tës.

Nëse do të vazhdoj edhe me tej, rikthimi në periudhën para virusit do të ndodhë në periudhën 2022-2023. Mustafa theksoi se pandemia ka shkaktuar ndikime negative në shumë fusha, ku do të ketë rënie të produktit bruto me 5 për qind si dhe rënie të punësimeve.

Mustafa ka theksuar gjithashtu se masat e qeverisë vështirë se mund të zbatohen nga bizneset për shkak të situatës politike dhe pamundësisë për të bërë ribalancimin e buxhetit. Ai vë në dukje se ekziston problemi i ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, përsa i përket ndihmave financiare dhe kredive.

Ky është problemi elementar që duhet zgjidhet në Kosovë, u shpreh ai. Duke folur për rihapjen e bizneseve, eksperti i ekonomisë, tha se duhet të shkohet në riaktivizim të tërësishëm, me përjashtim të ushqimit dhe akomodimit.(abcnews).

PËRGJIGJU