Strakosha me koronavirus? Vëllai i tij përgënjeshtron gjithçka

0

 

Së fundmi në Itali po qarkullon një lajm vërtetë i bujshëm që është përgenjeshtruar menjëherë. 

Thomas Strakosha dhe Franck Kessie janë prekur nga koronavirusi është kjo deklarata e Massimo Brambatit ish futbollistit të Torinos dhe Barit që ka krijuar polemika të shumta. Sipas Brambatit Strakosha dhe Kessie nuk janë të dëmtuar por janë infektuar me COVID-19, por kjo po mbahet e fshehtë nga Milani dhe Lazio. Megjithatë lidhur me këto deklarata të Brambatit ka reaguar në rrjetet sociale vëllai i Thomas Strakoshës, Dimtri.  “Duhet të keni turq për përhapni gënjeshtra dhe nëse nuk do të respektonim moshën tuaj, unë personalisht do t’ju padisja për informacion të rremë”, shkruan vëllai i portierit të Lazio.

Massimo Brambati, në një lidhje direkte me Instagram me gazetaren Giovanna Martini, deklaronte: “Janë dy lojtarë, një nga Milani dhe një nga Lazio, të cilët kanë dalë pozitivë me koronavirus.I Lazios është Strakosha dhe për të thonë se ka një dëmtim në këmbë. Kjo nuk është e vërtetë. Ai ka bërë një test dhe ka dalë pozitiv. Nuk e di në lidhje me dëmtimin e Ibrahimovic, por Kessie i Milanit. Meqenëse u kthye nga Afrika së bashku me Gervinho, edhe ai është futur në karantinë”, theksonte Brambati.

PËRGJIGJU