“Zhdukja” e çuditshme e Lionel Messi, Instagram nis hetimet

0

 

E çuditshme ajo që ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme. Lionel Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, ka parë t’i zhduket llogaria e tij në “Instagram”.

Kjo ndodhi rrethe orës 01:00 të natës, kur si me magji nuk kishte asnjë foto e asnjë ndjekës në llogarinë e sulmuesit.

E gjitha kjo nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit e tij, që nisën edhe ngacmimet, që Cristiano Ronaldo, Florentino Perez e Jose Mourinho ishin autorët e kësaj ngjarjeje.

“Zhdukja” e Messit zgjati rreth 40 minuta dhe më pas gjithçka ishte në rregull. Instagram tashmë ka nisur një hetim mbi atë që ka ndodhur.

PËRGJIGJU