Haliti priti në takim Arton Ratkocerin, zv.ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit

0

 

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit Arton Ratkoceri, me bashkëpuntor.

Në këtë takim, kryetari Haliti e njoftoi zv.ministrin Ratkoceri për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, si dhe për gjendjen infrastrukturore në këtë komunë.

Njëkohësisht, u shqyrtua mundësia për realizim te projektit për rregullimin e rrugës alternative të fshatit Stubëll, si dhe atë të rrugës për në fshatin Korbliq./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU