Viti: Dezinfektohen hapësirat shkollore, shëndetësore dhe fetare në fshatra

0

 

Ndonëse po bëhen gati një muaj që kur në Komunën e Vitisë, nuk ka më asnjë rast aktiv të qytetarëve të prekur me virusin pandemik COVID-19, kjo komunë ka vazhduar të kujdesët për shëndetin e qytetarëve të saj.

Si masë parandaluese gjatë ditës së djeshme Komuna e Vitisë, përmes kompanisë së kontraktuar ka bërë dezinfektimin e objekteve shkollore dhe fetare në fshatrat: Vërban, Sadovinë e Çerkezëve, Tërstenik, Fshati i Ri, Ballancë, Zhiti, Radivojcë, Budrikë, Remnik dhe Buzovikë. Ndërkaq në Pozheran dhe Devajë janë dezinfektuar hapësirat shkollore kurse në Tërpezë janë dezinfektuar shkolla, xhamia dhe ambulanta e fshatit.

Përndryshe kjo komunë më parë ka bërë dezinfektimin edhe të objekteve institucionale dhe fetare në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

Ndërkaq ndonëse komuna e Vitisë ,ishte komuna e parë e prekur në nivel vendi me virusin pandemik COVID-19, dhe kishte gjithsej 53 të infektuar kjo komunë nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes si dhe të gjithë qytetarët janë shëruar si dhe numri i rasteve aktive ka rënë në zero./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU