‘Gladiatori i Kosovës’ rrugës për Angli

0

 

Të gjitha rrugët e dërgojnë atë në Angli. Vedat Muriqi duket se sezonin 2020/21 do të luajë në Angli.

West Bromwich është duke e kërkuar me ngulm sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, sipas Fanatik.

WBA do të shesë lojtarë gjatë verës për të bindur Fenerbahcen me një ofertë të mirë që ta lërë të lirë 25 vjeçarin që vitet e fundit ka qenë një ndër më të mirët në Superligën e Turqisë.

WBA me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Premierligw, pasi kryesojnë renditjen nw Championship së bashku me Leedsin.

Trajneri i Weest Bromwich, Slaven Bilic, e do Muriqin për sezonin e ri dhe u ka kërkuar klubit të nisin kontaktet me Fenerbahçen, raporton GE.

Turqit duan rreth 20 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar, por kjo shifër e majme mund të ulet dhe më shumë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

PËRGJIGJU