Kuka i gëzuar për rifillimin e aktiviteteve

0

 

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, gjatë ditës së sotme ka pasur një agjendë të ngjeshur të bisedave telefonike, duke biseduar me ministrin e Shëndetësisë (MSH), Arben Vitia, ministren për Kulturë, Rini e Sport (MKRS), Vlora Dumoshi, drejtuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (IKSHPK), Naser Ramadani dhe Lul Raka.

Presidenti Hasani shprehu shqetësimin e madh të KOK-ut dhe federatave sportive, të cilat ishin në pritje që sot më 1 qershor të nisin edhe aktivitetet sportive.

Sipas presidentit Hasani, të gjithë bashkëbiseduesit konsiderojnë se nëse drejtuesit e federatave, klubeve, trajnerët e sportistët dhe zyrtaret tjerë marrin përgjegjësinë dhe respektojnë: Këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, udhëzuesin për përmbajtje ndaj rekomandimeve të MSH/IKSHPK dhe protokollin e përgjithshëm, instruksionet e Federatave Ndërkombëtare, se si duhet mbajtur stërvitjet nën kushtet e rrezikut nga Covid-19, mund të vendosin të fillojnë me stërvitje pa pritur vendime nga të lartpërmendurit.

Lajmit të tillë i është gëzuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar i Xhudos, Driton Kuka, ku i ka uruar të gjitha klubet për rifillimin e aktiviteteve.

“Njoftim nga KOK për federatat dhe klubet për rinisjen e stërvitjeve!

Dje nga Komiteti Olimpik i cili në bashkëbisedim me Ministritë e Sportit dhe Shëndetësisë si dhe IKSHPK u njoftuam që u dha drita e gjelbërt për rifillimin e stërvitjeve për klubet sportive nê Kosovë.

Sygjerimet dhe protokolet e mënyrës së stërvitjeve ne si federatë do ju dërgojmë në mail klubeve të xhudos,masa të cilat duhet përfillur me kujdes dhe përgjegjësi.

Rifillim të mbarë dhe me përkushtim e punë drejt sukseseve të reja për të gjithë sportistët e vendit tonë”, ka shkruar Driton Kuka.

PËRGJIGJU