Hoti: Do t’i dalim zot vendit, do të punojmë edhe me opozitën

0

 

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave pas votimit të Qeverisë.

Hoti ka thënë se sot në Kuvend pati një seancë të organizuar mirë, e se është i kënaqur me koalicionin e ri.

“Sot në një seancë të organizuar jashtëzakonisht mirë është votuar qeveria e re, unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një punë më shumë se një muaj kemi bërë bashkë një program që i adreson nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës, që është lufta kundër kësaj pandemie”, ka thënë ai.

Hoti ka deklaruar se do të ketë ndërrim të diskursit publik në vend, e se do të bashkëpunojë edhe me opozitën.

“Unë sot kam dhënë zotimet para deputetëve për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkomëbta,re jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi, jam i bindur në koalicionin që kemi ndërtuar. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU