Për herë të parë Senati emëron një afro-amerikan si shef të Forcave Ajrore

0

 

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëzëri ka votuar aprovimin e gjeneralit Charles Brown Jr. për shef të shtabit të Forcave Ajrore, ku për herë të parë në historinë e SHBA-së emërohet një afro-amerikan në këtë post të lartë të këshillit ushtarak.

Brown u emërua me mbështetjen e 98 votave dhe asnjë kundër, përveç senatorëve Bob Casey dhe Ben Cardin, të cilën nuk votuan.

Më parë, Brown ishte komandant i Forcave Ajrore të Paqësorit, pasuar nga një karrierë mbi tre dekada në Forcat Ajrore.

Përfaqësues nga secila degë e shërbimit ushtarak, ku tani do të shërbejë edhe Brown, këshillojnë presidentin amerikan për çështjet ushtarake./atsh/

PËRGJIGJU